Itali/ Nga gomonia në qeverisjen vendore – Historia frymëzuese e Tritan Myftiut

E premte, 27 Qershor, 2025

Nga një i ri që mbërriti me gomone nga Shqipëria në vitin 1991, në një nga drejtuesit e rinj të bashkisë së Bolzanos. Tritan Myftiu, 56 vjeç, me origjinë shqiptare dhe shtetas italian që prej vitit 2005, është emëruar rishtazi anëtar i këshillit bashkiak pjesë e partisë Fratelli d’Italia.

Rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i zakonshëm. Ishte marsi i vitit 1991 kur ai, vetëm 22 vjeç, zbarkoi në Brindisi bashkë me rreth 7.000 shqiptarë të tjerë që kërkonin një jetë më të mirë. “Më kujtohet ende ndjesia e mpirjes së këmbëve, ishim aq shumë në bord sa nuk mund të lëviznim,” kujton Myftiu. Pas mbërritjes, ai u vendos në një kazermë në Monguelfo, ku takoi për herë të parë gazetarin Alessandro Urzì – takim që më vonë do të shënonte fillimin e një miqësie të gjatë dhe të rëndësishme politike.

Falë njohjes së gjuhës, Myftiu u ofrua si përkthyes dhe së shpejti gjeti një punë si larës enësh në një restorant në rrugën Dalmazia. Këto ishin hapat e parë në integrimin e tij në shoqërinë italiane, rrugëtim që më vonë do ta kthente në një figurë të njohur në komunitet dhe aktivist të shquar për të drejtat dhe përfshirjen e emigrantëve.

Ai ndan me humor një episod kur ishte pjesë e një emisioni televiziv me temë bashkëjetesën mes italianëve dhe të huajve. Myftiu dhe bashkëshortja e tij përgatitën një pjatë tradicionale shqiptare për në shtëpinë e politikaneve tiroleze Eva Klotz, e cila si ëmbëlsirë kishte bërë një ëmbëlsirë me vezë dhe çokollatë, të quajtur “bomba suedeze”. “I bëra një shaka, i thashë: ‘Në shtëpinë tuaj bombat nuk mungojnë kurrë!’ – ajo u ngrys për një moment, por në fund gjithçka shkoi mirë,” rrëfen ai.

Tritan Myftiu jeton me bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 19 vjeçare dhe një djalë 12 vjeç. Në shtëpi flasin shqip, përveç rasteve kur i biri i kërkon: “Ma përkthe në italisht se nuk e kuptova.” Ata vizitojnë Shqipërinë të paktën një herë në vit.

Puna e tij në komunitet nuk është ndalur asnjëherë. Ai është president i një shoqate të shqiptarëve në Itali dhe ka vepruar si ndërmjetës kulturor për çështje integrimi. Në rolin e ri si anëtar i këshillit bashkiak, do të merret me çështje që lidhen me shërbimet demografike, transformimin dixhital, integrimin dhe decentralizimin. “Integrimi më takon me të drejtë,” thotë ai. “Jam këtu prej 30 vitesh dhe gjithmonë kam dhënë kontributin tim për këtë çështje.”

Pasionin për politikën e ka ushqyer që në fëmijëri. U përfshi për herë të parë në vitin 2005 si kandidat në këshillin bashkiak të Bolzanos dhe që atëherë ka qenë pjesë e forcave të ndryshme të qendrës së djathtë – nga lista qytetare, tek Aleanca Kombëtare, PdL, Futuro e Libertà dhe tani Fratelli d’Italia. “Në gjithë këto vite më kanë dashur dhe më kanë urryer – por kurrë sepse isha shqiptar apo i huaj. Ajo nuk ka qenë kurrë arsyeja,” thotë Myftiu me bindje.

Duke reflektuar mbi politikën vendore, ai vëren me keqardhje: “Në këshillin bashkiak janë tre qytetarë të rinj me origjinë të huaj, por asnjë nga radhët e së majtës, e cila vetëm sa mbush gojën me fjalë të bukura, ndërsa të huajt i përdor si dekor.”

Sot, pas tri dekadash në Itali, Myftiu thotë se ndihet në shtëpinë e tij në Alto Adige. “Jam me fat,” përfundon ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.