Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunën Foria di Centola, në jug të Italisë, ku një tentativë grabitjeje nga tre shtetas shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre. Mediat italiane raportojnë se pronari i banesës ka hapur zjarr ndaj hajdutëve, duke shkaktuar vdekjen e të riut shqiptar 25-vjeçarit Rivaldo Rusi, trupi i të cilit u gjet mëngjesin e sotëm në zonën Limazzo, në San Severino di Centola.
I riu kishte zhdukur për më shumë se 48 orë, ndërsa forcat e rendit zhvilluan kërkime intensive në zonë me dronë dhe qen nuhatës. Trupi u gjet pranë një zone të pyllëzuar, ndërsa tensioni është rritur në vendngjarje, ku familjarë dhe miq të viktimës janë mbledhur për të kërkuar “drejtësi për djalin”.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk është e qartë se kush qëlloi i pari, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes. Aktualisht nën hetim janë pronari i banesës dhe një nga hajdutët, i cili ndodhet në spitalin Cardarelli të Napolit, i plagosur me armë zjarri. Personi i tretë i përfshirë në grabitje është ende në kërkim.
Trupi i 25-vjeçarit do t’i nënshtrohet autopsisë, për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes dhe trajektoren e plumbit fatal. Në vendngjarje, policia po përpiqet të mbajë nën kontroll situatën, për shkak të pranishmërisë së lartë të komunitetit shqiptar dhe tensioneve të shtuara mes familjarëve dhe autoriteteve.
Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e vetëmbrojtjes me armë në rastet e grabitjeve dhe reagimet ligjore ndaj tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.