Erdogan:Derisa KFOR-i Turk është në veri të Kosovës, aty nuk do të ketë probleme

E enjte, 26 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se prania e trupave turke në përbërje të misionit të NATO-s në Kosovë garanton paqen dhe stabilitetin në veriun e vendit.

Gjatë një konference për shtyp pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Hagë, Erdogan theksoi se KFOR-i Turk ndodhet në atë zonë për të siguruar qetësinë dhe rendin, veçanërisht në pjesën e banuar me shumicë serbe.

“KFOR-i turk ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i Turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem,” u shpreh Erdogan, duke folur për gazetarët në Hagë, raporton TRT Global.

Deklarata e presidentit turk vjen në një kohë kur siguria në veri të Kosovës vazhdon të jetë një ndër çështjet më të ndjeshme, veçanërisht pas incidenteve të vitit të kaluar dhe tensioneve të vazhdueshme ndërmjet komuniteteve.

Samiti dyditor i NATO-s në Hagë, i cili mblodhi liderët e 32 vendeve anëtare dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës, përfundoi sot me një marrëveshje për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen kolektive. Sipas vendimit të miratuar, shtetet anëtare të NATO-s synojnë që deri në vitin 2035 të dedikojnë 5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.