Biblioteka Kombëtare e Bullgarisë çel “Këndin e Librit të Republikës së Kosovës”

E enjte, 26 Qershor, 2025

Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje ka përuruar “Këndin e Librit të Republikës së Kosovës” në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë “Shën Kirili dhe Metodi”, një prej institucioneve më të vjetra dhe më prestigjioze kulturore të këtij vendi.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne dhe simbolike, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve kulturore, diplomatike dhe akademike të Bullgarisë dhe Kosovës. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, z. Haxhi Bajraktari, theksoi se kjo ngjarje shënon jo vetëm një përvjetor historik për popullin e Kosovës, por edhe një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet dy vendeve.

“Përzgjedhja për të shënuar këtë ditë përmes inaugurimit të një këndi të librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë është një dëshmi e përkushtimit tonë për t’i dhënë një dimension të ri marrëdhënieve dypalëshe dhe për t’i ngritur në një nivel më të lartë fushat e bashkëpunimit me interes të përbashkët”, u shpreh ambasadori Bajraktari. Ai shtoi se kjo nismë do të nxisë thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si arsimi, shkenca dhe kultura.

Ambasadori falënderoi drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Bullgarisë, znj. Kalina Ivanova, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ngushtë, duke theksuar se ky kënd është shumë më tepër se një hapësirë fizike – ai përfaqëson një platformë për dialog ndërkulturor dhe akademik.

Nga ana e saj, drejtoresha Ivanova e vlerësoi hapjen e këndit si një ngjarje me vlerë të veçantë kulturore dhe simbolike, duke cituar dy poetë të njohur për të theksuar rëndësinë e letërsisë në ndërtimin e urave mes popujve. “Siç tha poeti i madh kosovar Ali Podrimja: Fjalët janë një atdhe. Ato nuk vdesin – ato jetojnë më gjatë se ne. Dhe poeti bullgar Valeri Petrov mund të shtojë: Kur lexojmë, prekim zemrën e një kombi tjetër,” u shpreh ajo.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, znj. Blerina Rogova Gaxha, e cila në fjalën e saj theksoi se ky kënd është një urë e re bashkëpunimi dhe një hap konkret drejt njohjes dhe afrimit përmes librit, gjuhës dhe dijes. “Librat që sot vendosen këtu përfaqësojnë zërin e letërsisë dhe mendimit shqiptar – si edhe përpjekjen tonë për të ndërtuar ura miqësie kulturore në një Evropë që bashkon e respekton diversitetin,” tha ajo.

Në përfundim të ceremonisë, përfaqësueset e dy biblioteka kombëtare – znj. Ivanova dhe znj. Rogova Gaxha – zhvilluan një takim zyrtar, ku u dakordësuan për finalizimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në një të ardhme të afërt, si hap për të formalizuar dhe zgjeruar bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Këndi i Librit të Republikës së Kosovës në Sofje pritet të shërbejë si një pikëtakim kulturor dhe informues për lexuesit bullgarë, duke afruar më shumë Kosovën me miqtë dhe partnerët e saj në rajon dhe në Evropë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.