Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 36-të të konstituohet

E enjte, 3 Korrik, 2025

Për të tridhjetë e gjashtën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, pasi seanca e radhës u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.

Gjatë seancës së mbajtur, 99 deputetë ishin prezentë në sallë, por vetëm 53 prej tyre votuan për komisionin, ndërsa vota kundër ishte vetëm një dhe nuk pati abstenime. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e seancës dhe lajmëroi se vazhdimi do të mbahet më 25 qershor në orën 11:00.

Në fillim të seancës, Dehari përgëzoi komunitetin egjiptian për Ditën Memoriale të këtij komuniteti, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe respektit ndaj të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Kjo është seanca e 36-të që dështon për konstituimin e legjislaturës së nëntë, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë edhe gjashtë tentativa të tjera përmes votimit të hapur për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit, por nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash.

Partitë opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë kandidaturën e Haxhiut dhe kërkojnë një emër tjetër për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se ajo është emër i papranueshëm për ta.

Situata politike mbetet e tensionuar dhe pa një zgjidhje të shpejtë, ndërsa qytetarët presin konstituimin e institucioneve të reja që do të adresojnë sfidat dhe nevojat e vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.