Kosovë/Në Vrellë të Istogut zbulohen dëshmi të qytetërimit 7 mijëvjeçar

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut po zhvillohen gërmime arkeologjike në një prej lokaliteteve më të rëndësishme parahistorike të Kosovës – vendbanimin neolitik të Llugës.

Gërmimet po realizohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Miçiganit nga SHBA-ja dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky projekt ndërkombëtar po sjell në dritë dëshmi të jetës së organizuar që zhvillohej në këtë zonë rreth 7 mijë vjet më parë.

Sipas ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku, lokaliteti i Llugës përfaqëson një nga vendbanimet më të hershme të njohura në territorin e Kosovës, ku janë zbuluar shtëpi të ndërtuara nga balta dhe druri – dëshmi e një komuniteti të strukturuar dhe të zhvilluar gjatë epokës neolitike.

Një veçori e jashtëzakonshme e këtij lokaliteti është zbulimi i një punishteje për përpunimin e veglave prej stralli, si dhe figurinave të hyjneshave – artefakte të çmuara që flasin për zhvillimin shpirtëror, artistik dhe shoqëror të asaj kohe.

Ministri Çeku theksoi se ky projekt nuk është thjesht një ekspeditë shkencore, por një përpjekje për të ndriçuar rrënjët e qytetërimit në Kosovë dhe për të forcuar lidhjen mes brezave të sotëm dhe trashëgimisë së lashtë kulturore të vendit.

Zbulimet e deritanishme i japin Kosovës një vend të rëndësishëm në hartën e qytetërimeve të hershme evropiane, duke nxjerrë në pah vlerat unike të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.