Haradinaj: Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë për konstituimin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që opozita të jetë më aktive dhe të shqyrtojë çdo mundësi për të dalë nga situata e bllokimit politik.

“Duhet të shqyrtojmë çdo mundësi për të dalë nga kjo gjendje. Nuk është mirë të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë. Opozita duhet të jetë shumë më proaktive për të përballuar mashtruesin dhe ekipin e tij që nuk lejojnë të mbahet peng vendi në këtë mënyrë,” tha Haradinaj në një prononcim për mediat.

Ai shtoi se janë afër 60 ditëve prej kur kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim ligjor, duke shprehur shpresën se një vendim i kësaj gjykate do të hapë rrugë për përparim.

“Është palogjike që një kandidat me të drejtë të ketë kandiduar dhjetëra herë. Jam i bindur se Gjykata Kushtetuese do të reflektojë për këtë dhe për procedurën e votimit, pasi për dikë që është votuar nuk duhet të zbatohet një procedurë tjetër,” tha Haradinaj.

Gjithashtu, ai komentoi aksionin e fundit të institucioneve të sigurisë në veri, ku u gjet një arsenal armësh, duke përgëzuar punën e tyre dhe duke theksuar bashkëpunimin me aleatët, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të mrekullueshme në gjithë vendin, duke luftuar kundër të gjitha rreziqeve. Jemi të bindur se ky bashkëpunim nuk do të lejojë asnjë vakum apo rrezik. Nuk ka arsye askush të shqetësohet apo të frikësohet,” përfundoi kreu i AAK-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.