Parada Shqiptare në New York: Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

E martë, 1 Korrik, 2025

Mijëra shqiptarë marshuan sot në rrugët e Nju Jorkut (Manhattan-it), si pjesë e paradës dedikuar komunitetit shqiptar në SHBA. Shqiptarët me këtë rast manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar simbolet dhe me flamuj kuq e zi, valle dhe muzikë shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.

Në ndërkohë, festimet kulmuan me një parakalim dhe aktivitete kulturore e artistike, këngë e valle shqiptare në segmentin e rrugëve Central Park West dhe 81 St. në një atmosferë impozante bashkimi dhe krenarie shqiptare.

Në zemër të Manhattan-it, mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, u mblodhën këtë të shtunë për t’iu bashkuar paradës,  festës shqiptare në New York.

Ngjarja, e organizuar nga “Albanian Roots”, me president zotin Marko Kepi, shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë gjallëri, krenari dhe emocion në rrugët e qytetit të Nju Jorkut.

Parada e nisur paraditen e së shtunës (21 qershor) me orën lokale 11AM nga blloqet e Central Park West, për të vazhduar përgjatë rrugës së 81th St. deri në 68th Street, ka tërhequr me këtë rast edhe vëmendjen e qytetarëve të shumtë amerikanë (njujorkezve) si dhe të turistëve të huaj, që këto ditë po vizitojnë Nju Jorkun, ku po zhvillohen edhe ndeshjet e kupës së botës për klube “2025 – FIFA Club World Cup”.

Pjesëmarrësit e kësaj parade shumica e tyre nxënës të shkollave elementare, të rinj e të reja shqiptar, madje edhe nga ata të lindur në Amerikë, parakaluan në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, duke vallëzuar e kënduar ndërsa mbanin flamuj kuqezi, veshje tradicionale, bluza të kuqe me shqiponjën , flamujt dhe simbolet  e UÇK-së, dhe pankarta me mesazhe, që pasqyronin lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare.

Në krye të paradës ishte vendosur një banderolë e madhe ku ishte shkruar “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.

Në këtë paradë karroceritë e tërhequra nga automjete ishin të veshura me logot e shoqatave dhe organizatave, kurse në të dy anët e tyre kishte postera me pamje nga vend/origjina e tyre.

Grupet muzikore sipas krahinave, me valltarë popullorë dhe këngëtarë të njohura të komunitetit për më shumë se tre orë interpretuan gjatë gjithë marshimit kuq e zi, duke e kthyer paradën shqiptare në një festë të madhe dhe të bukur shqiptare në zemër të Nju Jorkut.

Parada shqiptare në New York, për herë të parë mbahet me njohje zyrtare nga Bashkia e qytetit, e cila me këtë rast në rezidencën e krybashkiakut të Nju Jorkut, para fillimit të paradës, priti zyrtarisht disa lider të komunitetit shqiptar, për të deklaruar të hapur paradën shqiptare dhe nderuar ata me nga një Proklamat.

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, i cili priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në rezidencën e tij, në një fjalë rasti ka vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare në jetën qytetare dhe kulturore të qytetit.

Ai theksoi se diversiteti është një nga pikat më të forta të New York-ut, dhe se komuniteti shqiptar është shembull për këtë frymë bashkëjetese.

“Çfarë dite. Çfarë dite e bukur kjo”, tha në fillim të fjalës së tij zoti Adams, dhe vazhdoji kur ju mendoni, për vëllezërit dhe motrat tuaj nga Shqipëria, nga Kosova, nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut: “Kjo, do të thotë shumë për ne të gjithë që jemi këtu në Gracie Mansion. Parada tuaj, është një paradë, që do të thotë shumë…., një paradë, që është simbolike në këtë vend, si një mënyrë për të treguar se ju jeni pjesë e gjithçkaje që ka Nju Jorku sot.”.

Në vazhdim të fjalës së tij kryebashkiaku i Nju Jorkut, tha se një paradë, është simbolike në këtë vend si i yni, një mënyrë për të deklaruar se komunitetet janë pjesë e gjithçkaje në të cilën ne besojmë.

“Dhe, bukuria e kësaj parade është se kur ju marshoni në njërën nga rrugët tona kryesore, në NYC, tha ai tregoni dhe shfaqni flamurin tuaj, kuq e zi, dhe ato simbole të krenarisë tuaj që keni çka do të thotë se përse e keni lënë vendin tuaj për t’u adoptuar, me këtë vend Amerikën. Dhe ju jeni në gjendje t’i keni të dyja. Dhe, të mendoni e punoni, kontriboni për të dyja, dhe të përfaqësoni vet/veten”.

Në ndërkohë, që shqiptarët po mendoheshin se duhet të falënderonin kryetarin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, ai tha se:

Jo! ne duhet t’ju falënderojmë Ju, Mbasi shqiptarët në këtë vend sjellin këtu besim, Ju sillni këtu kulturën tuaj, Ju sillni këtu etikën tuaj të punës. Ju sillni këtu sigurinë publike. Shqiptaro- amerikanët, janë pjesëtar të NYPD, që, jo vetëm nderojnë, zbukurojnë uniformën e policisë, por  zbukurojnë edhe atë simbolin tuaj kuq e zi.”

Në fund të fjalës së tij krybashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, veçanërisht falënderoj të gjithë ata shqiptar që shërbejnë në uniformat blu të NYPD dhe që ishin për të festuar së bashku paradën shqiptare.”

Kryetari i Bashkisë Eric Adams po ashtu tha se u deshën 109 kryetarë bashkie në NYC, të kalonin dhe të vinte i 110 që New York City, të kuptonte se duhet të kishim edhe një Paradë të Ditës së Shqiptarëve, këtu në qytetin e Nju Jorkut.

“Kur më pyetën nëse mund të kenë shqiptarët një paradë? Unë thashë: Po! Dhe, ne do ta bëjmë të ndodhë dhe ju sigurojë që do të jetë një nga paradat më të mira që do të shihni, tha ai duke deklaruar se 200,000 shqiptarë jetojnë në New York City, janë ata që do të tregojnë forcën e tyre.”

Më tej duke folur për numrin e madh të shqiptarëve dhe kontributin e tyre, në qytet, zoti Adams, tha se “Numri më i madh i shqiptarëve në këtë vend  është pikërisht këtu në New York City, nga “Shqipëria e vogël” në Bronx, deri te “Shqipëria e vogël” në Kuins, Bruklin dhe Staten Island. Shqiptar, këta që janë rritur me qytetin dhe që kanë pasur një pikëmbështetje të fortë, një forcë politike e cila është e pashembullt e juaja,” tha ai.

Pas përfundimit të paradës, festimet vijuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në zonën e një lokali në West 72nd Street.

Marko Kepi, president i organizatës Rrënjët Shqiptare,  i cili e organizon këtë paradë për më shumë se 15 vjet, në një status në rrjetin social WatsApp shkruajti: Faleminderit nga thellësia e zemrës sime për gjithçka që keni bërë për ta bërë këtë paradë një sukses. Në një kohë kaq të shkurtër, puna juaj e palodhur, uniteti dhe dashuria juaj për kulturën tonë e bënë këtë ëndërr realitet.

“Kjo paradë nuk ishte thjesht një ngjarje, por ishte histori në krijim e sipër dhe nuk do të kishte ndodhur pa ju. Jam krenar dhe mirënjohës për të gjithë ju.” thotë ai.

Në emër të organizatorit Kepi po ashtu ka shprehur edhe një falënderim të veçanta për aktivistin  Sal Rusin, për të cilin thotë ai gjithmonë e merr telefonin kur telefonojmë dhe falënderim për përpjekjet e tij për të na miratuar lejen zyrtare nga bashkia e NYC, si dhe për Mark Gjonajn dhe ekipin e tij të mrekullueshëm që punuan pa ndërprerje për 11 ditë rresht, për t’u siguruar që të arrinim me sukses sot. Nga mbledhja e fondeve deri te gjithçka tjetër.”

Ai thotë se kjo paradë është e jona për ta mbajtur dhe për t’ia kaluar brezave të ardhshëm, shansi ynë një herë në vit për t’i treguar botës më të mirën e Shqipërisë!

Parada shqiptare në New York, është më shumë se një ngjarje festive, ajo është një manifestim krenarie, uniteti dhe trashëgimie që kalon brezat dhe kontinentet, dhe organizohet për më shumë se 15 vjet nga organizata “Rrënjët Shqiptare” me president Marko Kepin e cila e ka dhe eksluzivitetin e saj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.