Në zemër të New York-ut, komuniteti shqiptar kremtoi me krenari paradën tradicionale, një festë që këtë vit u bë edhe më domethënëse me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë, Eric Adams. I veshur me një plis në kokë dhe shall kuq e zi, Adams dha një mesazh të fuqishëm për dashurinë dhe kontributin e shqiptarëve në jetën e qytetit më të madh të SHBA-së.
“Duhet ta doni Shqipërinë më shumë se Amerikën”, tha ai me humor, duke shtuar se edhe djali i tij është i dashuruar me Shqipërinë dhe mezi pret të vizitojë vendin.
Në fjalën e tij emocionuese, kryebashkiaku nënvizoi rëndësinë e kësaj parade si një simbol të përkatësisë, krenarisë dhe bashkëjetesës kulturore. “Kur marshoni në njërën nga rrugët tona kryesore, shfaqni flamurin tuaj kuq e zi me simbolin e tij të rëndësishëm. Ajo tregon se nuk keni pse ta braktisni vendin tuaj për të dashur Amerikën – ju mund të keni të dyja,” u shpreh Adams.
Duke vlerësuar kontributin e shqiptarëve në çdo fushë të jetës – nga siguria publike e deri te politika – ai falënderoi komunitetin për besimin, kulturën dhe etikën e punës që sjellin në qytet: “Ju sillni këtu burrat dhe gratë që jo vetëm zbukurojnë simbolin tuaj kuq e zi, por edhe uniformën e policisë. Ata na mbajnë të sigurt çdo ditë.”
Adams kujtoi me krenari faktin që New York-u është shtëpia e rreth 200,000 shqiptarëve – komuniteti më i madh shqiptar në SHBA. “Nga Shqipëria e Vogël në Bronx, te Shqipëria e Vogël në Queens, forca juaj politike është e pashembullt,” tha ai, duke theksuar se organizimi i kësaj parade është një detyrim i merituar: “U deshën 109 kryetarë bashkie që të kuptonim se kjo ditë duhej festuar.”
Në fund të fjalës së tij, kryebashkiaku premtoi një vizitë në Shqipëri, për të shijuar bukuritë natyrore të vendit dhe mikpritjen shqiptare. Me entuziazëm e ndjenjë respekti, ai përmbylli: “Gëzuar Ditën e Shqiptarëve në New York. Ju falënderojmë për gjithçka që i jepni këtij qyteti!”