U mbyt në Greqi, Kleoni do të prehet në Shqipëri pas aktit fisnik të prindërve

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë grek në Artë të Greqisë, ku dy të mitur, Kleoni 12-vjeç dhe shoku i tij Spiros, humbën jetën tragjikisht pasi u mbytën në lumin Arahtho. Kleoni kishte rënë në ujë, ndërsa Spiros u hodh për ta shpëtuar, por për fat të keq, asnjëri nuk mundi të dilte gjallë.

Trupat e fëmijëve u nxorën nga emigranti shqiptar me origjinë nga Berati, Levian Goga i cili bëri gjithçka për t’i ndihmuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, të dy fëmijët u shpallën klinikisht të vdekur. Në një akt të rrallë humaniteti dhe dhimbjeje të thellë, prindërit e të miturve vendosën të dhuronin organet e fëmijëve të tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera.

Procesi i transplantimit ka nisur që të hënën, ku tashmë veshka dhe pankreasi i Kleonit janë vendosur të transplantohen në një spital në Patra, për një burrë 40-vjeçar nga Peloponezi perëndimor.

Kleoni do të prehet në Shqipëri. Autoritetet greke kanë dhënë leje të veçantë për të atin që të marrë pjesë në varrimin e të birit, pa u penalizuar për qëndrimin në Greqi. Ministri grek i Imigracionit, Makis Voridis, deklaroi se “shteti grek do t’i japë një leje qëndrimi për arsye humanitare”, duke theksuar se ekziston një kuadër institucional për raste të jashtëzakonshme si ky.

Kjo ngjarje ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në të dy vendet, ndërsa prindërit e dy fëmijëve treguan një forcë të jashtëzakonshme, duke e kthyer dhimbjen në shpresë për të tjerë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.