Një shqiptar me nënshtetësi kanadeze është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri dhe municion luftarak nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Policia Kufitare njoftoi se arrestimi ndodhi në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit”, i cili u finalizua pas analizës së riskut dhe informacioneve të inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të rritjes së fluksit në hyrje-dalje nga vendi.
I arrestuari është shtetasi A. Q., banues në Kanada, i cili u kap në dalje të territorit shqiptar. Gjatë kontrollit rutinë me skaner, në bagazhin e tij u zbulua një armë zjarri e tipit pistoletë, së bashku me municion luftarak, të cilat u sekuestruan menjëherë si prova materiale.
Policia bën të ditur se materiali hetimor i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa ndaj shtetasit A. Q. rëndon akuza për “Trafikim të armëve dhe municionit”.
Forcat e rendit konfirmojnë se kontrollet në pikat kufitare do të vijojnë me intensitet të shtuar për të parandaluar rastet e trafikut të paligjshëm nëpërmjet territorit shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.