19-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht,përplaset nga treni në sy të miqve në Itali

E premte, 27 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Një 19-vjeçar  me origjinë shqiptare humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, pasi u përplas për vdekje nga një tren në një stacion hekurudhor, në praninë e miqve të tij.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, i riu po përpiqej të kalonte në anën tjetër të hekurudhës kur u godit nga treni që po vinte me shpejtësi. Dyshohet se ai ose nuk e pa trenin që po afrohej, ose e pa nga larg dhe mendoi se mund të kalonte me kohë, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje me ambulancë dhe automjet të specializuar, ndërsa zjarrfikësit u përballën me një skenë të tmerrshme. Trupi i 19-vjeçarit u gjet i copëtuar, si pasojë e përplasjes fatale me trenin.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi pranë një grupi të vogël miqsh që ishin mbledhur në nënkalimin e stacionit. Në atë moment nuk kishte udhëtarë të tjerë në platformen e stacionit. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin në pyetje dëshmitarët për të kuptuar më mirë rrethanat e aksidentit.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje tragjike, që i mori jetën një të riu në moshë fare të re.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.