Ushtarë të aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it kanë kryer një operacion stërvitor të futjes ajrore të trupave këmbësore në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë. Operacioni është zhvilluar në mbështetje të një patrullimi të pavarur në këtë zonë strategjike.
Përmes një komunikate, KFOR bëri të ditur se ky lloj stërvitjeje është thelbësor për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe bashkëveprimit ndërmjet njësive të saj, si dhe për të garantuar efektshmërinë në përmbushjen e mandatit për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“Forcat e KFOR-it vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tyre – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” thuhet në deklaratë.
Misioni ndërkombëtar theksoi gjithashtu se vijon të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në përputhje me kompetencat përkatëse të secilit institucion.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.