Kanada: Nëntori drejt shpalljes si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare

E martë, 1 Korrik, 2025

Në Dhomën e Komunave të Kanadasë është riprezantuar një projektligj me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në vend. Deputeti Yvan Baker paraqiti sërish nismën e tij për shpalljen e muajit nëntor si “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare” në të gjithë Kanadanë.

Projektligji, i paraqitur si iniciativë nga një anëtar privat, është dytësuar nga deputeti Peter Fonseca, i cili mbështet fuqishëm këtë nismë. Në fjalën e tij, Baker theksoi kontributin e çmuar të kanadezëve me prejardhje shqiptare në zhvillimin ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor të vendit.

“Kanadezët me origjinë shqiptare kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë historike në Kanada. Ky muaj do të jetë një mundësi për të njohur dhe vlerësuar kontributet e tyre në shoqërinë tonë,” deklaroi ai.

Projektligji gëzon mbështetjen e gjerë të komunitetit shqiptar në Kanada, përfshirë Ruki Kondajn, Shoqatën e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanada. Nëse miratohet, nisma pritet të forcojë më tej lidhjet ndërkulturore dhe të rrisë ndërgjegjësimin për trashëgiminë shqiptare në një nga shoqëritë më multikulturore në botë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.