Shoqata “Nëna Tereza” feston 1 Qershorin me fëmijët shqiptarë në Londër

E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Shoqata “Nëna Tereza” organizoi një festë të paharrueshme për fëmijët shqiptarë në diasporë, duke e kthyer një nga parqet e Londrës në një qendër të gëzimit, ngjyrave dhe krenarisë kombëtare.

Dhjetëra familje shqiptare u mblodhën për të festuar së bashku këtë ditë të shënuar, ku në qendër të vëmendjes ishin fëmijët: ata recituan poezi, kënduan këngë dhe interpretuan valle tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë në zemër të Britanisë frymën e gjallë të kulturës sonë.

Shoqata “Nëna Tereza”, e drejtuar me përkushtim dhe profesionalizëm nga z. Esat Braçe, ka vite që është një nga shtyllat kryesore të ruajtjes së identitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Falë punës së tij dhe stafit bashkëpunëtor, janë hapur shkolla shqipe në Enfield, Barnet, Beckenham, Romford, Bournemouth dhe disa zona të tjera të Londrës, ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditat e vendit të origjinës.

Gjatë aktivitetit, prindër dhe të ftuar vlerësuan angazhimin e shoqatës dhe theksuan rëndësinë që mbajnë këto iniciativa për forcimin e lidhjes së brezave të rinj me atdheun.

Një ndër drejtueset e shoqatës dhe organizatore e aktiviteteve kulturore dhe sportive, znj. Eralda Sinanay, falenderoi mësueset dhe gjithë stafin për punën e palodhur dhe theksoi:

“Kjo ngjarje e bukur tregoi edhe një herë se Shoqata ‘Nëna Tereza’ në Londër është aktive, e bashkuar dhe krenare për kontributin e saj në ruajtjen e rrënjëve tona – gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.”

Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe përfaqësuesve të Ambasadës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave kulturore të komunitetit.

Festa e 1 Qershorit, më shumë sesa një ditë festimi, u shndërrua në një dëshmi të gjallë të dashurisë për gjuhën, atdheun dhe unitetin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.