Kristo Dako dhe Lidhja e Prizrenit

E mërkurë, 18 Qershor, 2025
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Kristo Dako dhe Lidhja e Prizrenit

Një përkujtim historik në 147-vjetorin e një epoke formësuese kombëtare. Më 10 qershor 1878, në qytetin simbolik të Prizrenit, u mblodhën përfaqësuesit më të shquar të krahinave shqiptare për të ngritur zërin kundër copëtimit të trojeve etnike nga traktatet që lindën pas luftës ruso-osmane. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e lindur si një përgjigje politike dhe atdhetare ndaj Traktatit të Shën Stefanit dhe vendimeve të mëvonshme të Kongresit të Berlinit, përfaqësonte ndërgjegjësimin e parë kolektiv të shqiptarëve për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe identitetit kombëtar në një Evropë që po riformulohej sipas interesave të Fuqive të Mëdha. Kjo ngjarje, që tashmë ka mbushur 147 vjet nga fillimi i saj, përbën një nga kulmet e historisë politike të shqiptarëve në shekullin XIX dhe, në mënyrë të veçantë, ka frymëzuar figura të shquara të mendimit dhe veprimit kombëtar në dekadat që pasuan. Një nga ata që, me përkushtim të rrallë dhe me ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj brezit të Lidhjes, u përpoq ta mbajë gjallë kujtesën dhe mësimet e saj në kohërat moderne, ishte padyshim rilindasi ortodoks Kristo Dako. Në vitin 1922, në Budapest, ai botoi një vepër që, pse në dukje modeste për nga formati, përbënte një kontribut të çmuar për nga përmbajtja dhe qëllimi, të titulluar Liga e Prizrenit – e para lëvizje kombëtare, botuar më 1922 në Bukarest. Ky libër nuk është vetëm një përshkrim historik i ngjarjeve të vitit 1878, por një akt përkujtimor dhe edukativ, i ndërtuar mbi një dashuri të thellë për atdheun dhe një ndërgjegje të lartë për nevojën e ruajtjes së vijimësisë historike të idealit kombëtar. Libri hapet me një dedikim që përmbledh gjithë etosin patriotik të autorit: “Prindërvet të rilindjes Shqipëtare, që frymëzuan popullin me idealin e shenjtë të patriotizmit; dhe Dëshmorëvet, që u bënë theror për të fituar dhe për të siguruar tërësinë toksorë dhe independencën e atdheut, me kujtime të paharuara dhe me nderime të çquara, kjo librëzë u dedikohet.” Ky formulim i thjeshtë e solemn është një akt devocioni intelektual dhe shpirtëror ndaj atyre që, me ndjesinë e një rreziku të përbashkët, hodhën themelet e solidaritetit kombëtar mes shqiptarëve myslimanë e të krishterë, nga Prizreni në Janinë, nga Gjakova në Prevezë. Atdhetari ortodoks, Kristo Dako mishëronte tipin e patriotit që nuk e konceptonte identitetin kombëtar si të kushtëzuar nga besimi fetar, por si një bashkësi gjaku, gjuhe dhe historie. Kjo pikëpamje përputhej plotësisht me frymën e Lidhjes së Prizrenit, e cila, ndonëse kishte një përbërje dominuese myslimane, ishte që në themel një përpjekje gjithëshqiptare për ruajtjen e tërësisë kombëtare, ku kontributi i të krishterëve ishte i pakontestueshëm dhe i çmuar. Për Kristo Dakon, ky unitet shpirtëror unik mes shqiptarëve, përtej përkatësive të ndryshme fetare, ishte një imperativ historik. Që nga aktiviteti i tij në Rumani, Amerikë, bashkëpunimi me figura të shquara Rilindase , e deri tek përpjekjet për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, ai e dëshmoi me vepra këtë besim. Pikërisht për këtë arsye, zgjedhja për t’iu rikthyer në vitin 1922 idealit të Lidhjes së Prizrenit nuk ishte nostalgji, por një përpjekje e vetëdijshme për të frymëzuar brezin e tij dhe atyre që do të vinin më pas një ndjenjë përgjegjësie kombëtare të ndërtuar mbi shembullin e bashkimit. Në mënyrë të veçantë, mbyllja metaforike e kësaj pasqyre historike mund të ndriçohet nga vetë fjalia hapëse e librit të Dakos Ngjarjet që shkakëtuan Fillimin e Ligës Prizrenit, ku ai shkruan: “Një nga karakteret më të çquara të shekullit 19-të është rolli i shënuar i lëvizjevet kombëtare dhe nga ky shkak quhet, shekulli i ndjenjavet kombëtare.” Kjo fjali, e thjeshtë në formë, por thellësisht e ngarkuar me vizion, përmbledh thelbin e gjithë reflektimit të Dakos: se lëvizjet kombëtare nuk janë thjesht ngjarje të së kaluarës, por shfaqje të shpirtit të një populli që zgjohet, bashkohet dhe ndërton fatin e vet me ndjenjë të përbashkët dhe vizion të përbashkët. Për Dakon, shekulli i “ndjenjavet kombëtare” nuk mbyllet me shekullin XIX, por është një thirrje e përhershme që sfidon çdo brez për të mos harruar rrënjët, për të çmuar sakrificat dhe për të mbrojtur idealin. Në këtë kuptim, kujtimi i Lidhjes së Prizrenit nuk është vetëm një përkujtim datash dhe figurash, por një akt aktualizimi shpirtëror për nevojën e unitetit, vetëdijes historike dhe përkushtimit ndaj së ardhmes së përbashkët të kombit. Kristo Dako, ortodoks shqiptar, rilindas modern, dhe dëshmitar i historisë, mbetet një nga zërat më të kthjellët të këtij mesazhi të përjetshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.