Një ditë e jashtëzakonshme, e bukur, rrezellitëse ndodhi nga Familja e Madhe “Alba Life”, në New York, kryeqytetin e botës, ku nxënësit shfaqën në skenë këngët dhe vallet e tyre, kulturën dhe traditat e mrekullueshme në shqip, identiteti ynë kombëtar.
Festivali dhe ceremonia e mbylljes së fundvitit akademik 2024-2025 u zhvillua plot sukses në Bronx në Shkollën Publike Amerikane “Christopher Colombus”, atje dhe ku bëhet mësimi i gjuhës shqipe për shkollën në Bronx. Iu uronin mirëseardhjen në hyrje të shkollës, plot respekt dhe dashuri grupet e punes si mësuese Gresila Basha, Aljona Bulica.
E para ne dekorimin e auditoriumit mbërriti mësuese Helena Ujkaj me një shije të hollëpër ta nxjerrë skenën sa më bukur bashkë me Mirela Arifaj, Erinda Isufaj ndihmuan plot energji për zbukurimin e sallës
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre zonja Ornela Beshiri Shefe e Kabinetit të Ansambleistit John Zaccaro si dhe prindërit dhe gjyshërit e nxënësve.
Skena e mbushur cep më cep, nuk kishte vend…
Festivali madhështor i Shkollave Shqipe “Alba Life” Nju Jork si dhe dhënia e certifikatave plot sukses për mbylljen e vitit akademik 2024-2025 sollën një ngjarje të madhe edukative-kulturore për mbarë Diasporën. Skena ishte e mbushur cep më cep, nuk kishte vend…
Ishin nga katër radhë pas njeri tjetrit. Nuk mund të imagjinohet po të ishin nxënës të Albany-së të cilët e festuan javën e kaluar, apo nxënës që mungonin për shkak të Festës së Shenjtë të Bajramit dhe prindër që shikonin në Tirane apo të grumbulluar në New York ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Ky është një sukses i këtij institucioni prestigjioz, profesional dhe plot përkushtim dhe durim. Ky është sukses i radhës.
Mësueseve atdhetare, profesioniste, vazhdueset e denja që ecin në gjurmët e ndritura të Rilindasve të mëdhenj i kishin përgatitur me kujdesin më të madh nxënësit nëpër klasat e tyre.
Mësueset si Dr. Valbona Zylo Watkins, Entela Muda, Elona Shkreta Alikaj, Fatlinda Bajcinca, Rozeta Hyseni, Helena Ujkaj, Erinda Isufaj, Albana Lazri,Vjollca Skënderi anëtarë të Stafit si artistja e shquar Valbona Peraj, Valon Gërbeshi u nderuan me certificatë mirënjohjeje nga Ansambleisti i Paralementit të Nju Jorkut z. John Zaccaro. Certifikatat u dhanë në emër të tij nga shefja e Kabinetit të Ansambleistit z. John Zaccaro, zonja Ornela Beshiri një zonjë e kulturuar, profesionistë dhe shumëdashamirëse e cila është bërë frymëzim për të gjithë ne, teksa ndan certifikatat e mirënjohjes. Pasi i falënderoi themeluesit dhe mësuesit për Gjuhën Shqipe që ju mësojmë fëmijëve, kulturën dhe historinë, lexoi emrat me radhë për t’ju dhënë certifikatat gjithë mësueseve të shkollës. Shpërndarja e certifikatave u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit.
Të gjitha mësueset dhe stafi i TV të propozuar nga z. Qemal Zylo dhe bordi pranë zyrës së Ansambleistit në Parlamentin e Nju Jorkut u nderuan me certifikaten e mirënjohjes. Emri i Ansambleistit John Zacaro është bërë shumë i dashur për prindërit, mësuesit dhe nxënësit.
Shtoj këtu se më 22 maj 2023 ishte një ditë historike, kombëtare për Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un dhe Online.
Për herë të parë në historinë e politikës amerikane dhe në institucionet më të larta qeveritare vlerësohen dhe çmohen Shkollat Shqipe, çka na bën të ndihemi krenar, por dhe për Amerikën, shtëpinë tonë të dytë që na mirëpriti dhe vlerësoi punën tonë si shqiptarë.
Programi i pasur i detajuar me profesionalizëm u drejtua plot dashuri, mirësi, kulturë nga mësuesja profesioniste Rozeta Daci Hyseni dhe nxënësja e talentuar prej disa vitesh e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island Laura Leka.
Dr. Valbona Zylo Watkins përshëndeti në emër të Bordit duke falënderuar të gjitha mësueset, nxënësit dhe prindërit për vazhdimësinë e programit dhe mësimit shqip në këtë Mision Kombëtar.
Këngët e intepretuara aq bukur të pergatitura nga mësueset dhe udhëhequr mjeshtërisht nga artistja e shquar Valbona Peraj si dhe vallet tradicionale të krijonin përshtypjen e një Ansambli të këngëve dhe valleve popullore kombëtare.
Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues shprehu mirënjohjen si gjithmone për te gjjithë mësueset, pjesëmarrësit dhe nxënësit për marrjen pjesë në këtë festival. Z. Zylo falënderoi Ansambleistin John Zacaro për interesimin e tij dhe frymëzimin që i jep Familjes së madhe “Alba Life” si dhe Ambasadoren Dr. Suela Janina e cila në pamundësi për të ardhur uroi nga larg dhe shkruarjti se e ka gjithmonë kënaqësi të jetë pranë Shkollave Shqipe “Alba Life”.
Festivali dhe mbyllja e vitit akademik 2024-2025 i Shkollave Shqipe që mban kurorën e artë “Alba Life” Ambasador i Kombit është kthyer në një traditë të mrekullueshme.
Të sjellësh të gjitha shkollat me këngët dhe vallet shqiptare nga fëmijët që lindin dhe rriten në Diasporë është një punë e madhe atdhetare, sakrifikuese, por po dhe aq e domosdoshme. Të gjitha këto arritje janë fal përkushtimit të mësueseve, asistenteve, prindërve, nxënësve nën drejtimin e themeluesëve nga Familja Zylo, të cilët bashkëpunojnë me të gjithë stafin plot kulturë dhe mirësi. Mësueset tona ecin në gjurmët e Rilindasve të mëdhenj, ecin në udhen e dritës së tyre.
Programi për Festivalin e Shkollave Shqipe dhe mbyllja e fundvitit akademik: 2024-2025
Moderatore ishin siç e shkruajta më lart mësuesja profesioniste Rozeta Hyseni dhe nxënësja e talentuar Laura Leka. Mësuese Rozeta në shqip dhe Laura në anglisht ftuan të gjithë pjesëmarrësit të çohen në këmbë për të interpretuar dy himnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë të shoqëruar nga kori i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nën intepretimin e artistes së shquar Valbona Peraj
Me duartrokitje u mirëprit Himni i Shkollave Shqipe nga kori i nxënësve të Shkollave
të cilët do të interpretuan “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë”, me kompozitor prof. Petrika Melo dhe autore K. Z. nën drejtimin e artistes së shquar Valbona Peraj.
Këta janë Engjejt Mbrojtës të Alfabetit Shqip këtu në Amerikë.
Nderim për Parashqevi Qiriazin në 145 – vjetorin e lindjes ishte kënga e Alfabetit Shqip me tekst të Parashqevi Qiriazit nga Kori i shkollave. Kënga e Alfabetit Shqip e Parashqevi Qirjazit është kënduar në vitin 1908.
Me vallet e intepretuara mjeshtërisht festivali u hap me nxënësit nga Staten Island me “Vallja e Tironës” interpreton klasa e më të vegjëlve në Staten Island me mësuese Elona Shkreta dhe asistente Aida Hajri.
Vallja Came “Tumankuqja” u intepretua nga nxënësit e mësuese Helena Lubonja Ujkaj, në Bronx.
“Vallja Lurjane” u intperetua nga nxënëst e klasës së më të rriturve me mësuese Entela Muda, Staten Island.
“Vallja e Pipzave” u intepretua nga nxënesit e klasës së më të rriturve te mësuese Erinda Isufaj, Bronx.
Vallja e Bareshës dhe Poemi Kosovar u intepretua nga nxënësit e klasës së më të rriturve të mësuese Fatlinda Gashi të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn.
“Vallja e Flamurit” u intpretua nga nxënëst e klasës së më të rriturve përgatitur nga mësuese Entela Muda.
“Vallja e Tropojës” u intpretua nga nxënësit e klasës së Erinda Isufaj dhe Helena Lubonja Ujkaj në Bronx.
Me duartrokitje u mirëprit kënga nga gjithë nxënësit “Xhamadani vija vija” nën drejtimin e artistes së shquar Peraj.
Dhënia e certifikatava një moment emocionant, krenarie u bë nga Dr. Valbona Zylo Watkins dhe mësuese Entela Muda.
Modedratoret e programit Rozeta dhe Laura ftuan të gjithë nxënësit dhe pjesëmarrësit për prerjen e tortës nga prof. Qemal Zylo i cili ndau dhe certikatën e mirënjohjes z. Stefan Gjoni për kontributin e tij në festival të cilen e mori i biri i tij nxënësi i shkollës Gabriel Gjoni.
Pas tortës nxënësit patën pica dhe pije të ëmbla të sponsorizuar nga Side by Side Piceria me pronar Viktor Vorfi si dhe ëmbëlsira të përgatitura mjeshtërisht nga prindi shembullor duararta Adelina Sehu.
Dreka argëtuese vazhdoi me muzikë e valle origjinale të traditës nga të gjithë pjesëmarrësit nën kujdesin e DJ inxhinier audio Odise Salillari, një kontribues plot kulturë dhe profesionalizëm prej 18 vjetësh pranë këtij Institucioni.
Gëzuar mësuese dhe Ëngjëjt Mbrojtës të Gjuhës Shqipe, pushime të mbara!
Të gjitha këto arritje janë fal përkushtimit të mësueseve, asistenteve, prindërve, nxënësve nën drejtimin e themeluesëve, të cilët bashkëpunojnë me të gjithë stafin plot kulturë dhe mirësi. Mësueset tona ecin në gjurmët e Rilindasve të mëdhenj, ecin në udhën e dritës së tyre.
Gëzuar mësuese dhe Ëngjëjt Mbrojtës të Gjuhës Shqipe!
Jetë të gjatë Alba Life, pasuri e Diasporës dhe e Kombit tonë!
Pushime të mbara!
Aktiviteti u filmua nga gazetari i mirënjohur i TV “Alba Life” Valon Gërbeshi, djali i talentuar Enes Basha, z.Xhevit Picari dhe do të transmetohet së shpejti në kanalin 27 në paketën digitale TVALB.
\