Përfundon një vit shkollor i pasur me aktivitet në shkollën “Migjeni” në Fano

E martë, 8 Korrik, 2025

Zilja e fundit për vitin shkollor u dëgjua edhe në shkollën “Migjeni” ku nxënësit dhe mësueset kishin përgatitur programin me vjersha, këngë dhe valle për këtë ditë. Ishin prezent prindër, familjarë të nxënësve si dhe të ftuar specialë të komunës Fano. Edhe pse ishte dita e fundit e vitit shkollor 2024-2025 dëshira dhe entuziazmi ishte si ai i ditës së parë. Kemi patur një vit shkollor me sfida ,sakrifica ,por kemi patur edhe arritje. Sfida kryesore është të sjellurit në mënyrë sistematike e nxënësve në shkollë nga ana prindërve që duhet bërë,por kjo nuk bëhet nga të gjithë njësoj. Kemi patur sakrifica çdo të shtunë ne mësuesit jo vetëm sjellim njohuri gjuhësore, por përcjellim dhe duam të nxisim dëshirën për të njohur këngët, vallet, traditat, kulturën e gjithë kjo bëhet vullnetarisht.

Kemi patur edhe arritje: arritjet janë festat e ndryshme që kemi përgatitur gjatë vitit shkollor, së fundmi kemi qenë të pranishëm në “Citta dei bambini” mësueset kanë sjellë lojra që kanë luajtur kur ishin fëmijë, në sfond është dëgjuar muzika shqiptare madje është admiruar edhe vallja shqiptare nga kalimtarët e shumtë.

Më 14 qershor do të jemi të pranishëm edhe në “Festën e Popujve” ku përsëri nxënësit e shkollës “Migjeni” do prezantohen me këngë dhe valle shqiptare, shoqata ”Ilirianët” do të prezantohet me ushqime tradicionale shqiptare.

U prezantua nga anëtari i shoqatës Rezart Vela, siti i shkollës “Migjeni” i pari në llojin e tij në shkollat e diasporës,por për arsye financiare nuk është çertifikuar akoma. Një falënderim i veçantë për mësuesit e shkollës “Migjeni” për punën e shkëlqyer në mënyrë vullnetare. Faleminderit për dhënien e çertifikatave Këshilltares Loredana Maghernino dhe administratës komunale të Fanos. Faleminderit Sara Cucchiarini dhe Massimo Seri për rëndësinë e pranisë së tyre që nuk mungojnë kurrë në festat dhe takimet tona. Të njëjtat falënderime për Assoc.ILIRIANET Fano (PU) për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë vitit shkollor . Ju urojmë të gjithë nxënësve pushime sa më të bukura dhe ju presim të shumtë në shtator.

Nga mësuesja e shkollës Arjeta Halluni Perdja

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.