Trafik droge nga Milano, arrestohen katër persona, italianë marokenë e shqiptarë

E diel, 6 Korrik, 2025

Katër persona, të moshës nga 32 deri në 67 vjeç dhe me kombësi italiane, marokene dhe shqiptare, janë arrestuar nga autoritetet italiane, të dyshuar për trafikim dhe posedim narkotikësh në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Arrestimet u kryen në provincat e Milanos, Vareses, Lecco-s dhe Cagliarit nga Karabinierët e Stacioneve Settimo Milanese dhe Cornaredo, me mbështetjen e forcave lokale në Cagliari dhe Merate. Operacioni u zhvillua në zbatim të një urdhri arresti të lëshuar nga Gjykata e Milanos, me kërkesë të Prokurorisë.

Hetimet kishin nisur që në mars të vitit 2024 dhe çuan në pesë arrestime në flagrancë. Në nëntor të vitit të kaluar u lëshua një urdhër i parë për ndalimin e tre personave, ndërsa tani autoritetet kanë ndërhyrë për të ndaluar katër të dyshuarit kryesorë.

Gjatë këtij operacioni, përveç arrestimeve, u ekzekutua edhe një sekuestrim parandalues me vlerë prej 615,265 eurosh. Mes pasurive të sekuestruara përfshihen para të gatshme, llogari bankare dhe prona luksoze të cilat rezultojnë në emër të të dyshuarve.

Të arrestuarit janë dërguar në burgjet San Vittore në Milano dhe Cagliari. Karabinierët e komandës provinciale të Milanos njoftuan zyrtarisht për operacionin, duke e konsideruar atë një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut të drogës që veprojnë në veri dhe jug të Italisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.