Nga Kukësi në qendër të inovacionit teknologjik në Zvicër, rrugëtimi i Entela Zhutës është një histori suksesi që mishëron forcën, vendosmërinë dhe integrimin e denjë të një profesionisteje shqiptare në një nga tregjet më konkurruese të Europës.
E lindur në Kukës dhe e diplomuar si Inxhiniere Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës, Entela ndërtoi bazat e karrierës së saj me një formim të fortë teknik dhe një vizion të qartë për zhvillimin profesional. Ajo pasuroi më tej formimin e saj me një MBA nga Universiteti Mesdhetar i Tiranës, për t’i hapur rrugë një karriere të larmishme që shtrihet në Shqipëri, Kosovë dhe më pas në Zvicër.
Me mbi 15 vite eksperiencë që bashkojnë inxhinierinë me menaxhimin e biznesit, Entela ka qenë pjesë e industrisë së çimentos, më pas si menaxhere shitjesh dhe konsulente projektesh për kompani gjermane dhe austriake, ku ka spikatur për profesionalizmin dhe aftësitë ndërkulturore.
Në vitin 2020 ajo u zhvendos në Zvicër, ku falë njohjes së katër gjuhëve të huaja – përfshirë të tre gjuhët zyrtare të Zvicrës – dhe dëshirës për zhvillim të pandërprerë, u integrua shpejt në tregun zviceran si Sales Technical Manager në një kompani ndërkombëtare.
Sot, Entela mban rolin e Account Manager Datacenter Ecosystems pranë kompanisë prestigjioze Schneider Electric AG, ku koordinon dhe mbështet inxhinierët elektrikë në të gjithë Zvicrën. Ajo ofron zgjidhje inovative për qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën e IT-së, duke qenë një figurë kyçe në transformimin digjital të sektorit energjetik.
E angazhuar edhe në komunitet, Entela është së fundmi anëtare e AES-it (Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër), ku synon të kontribuojë me përvojën, energjinë dhe vizionin e saj për të mbështetur profesionistët shqiptarë në diasporë.
Përtej profesionit, ajo është e pasionuar pas sportit – tenis dhe not – duke dëshmuar se për Entelën, energji do të thotë jetë dhe suksesi është një rrugëtim pa ndalesë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.