Nën drejtimin artistik të “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko, sheshi “Çerçiz Topulli” u mbush me tingujt e polifonisë shqiptare në një event që solli emocion, traditë dhe krenari kombëtare. Ky takim i veçantë i polifonisë mbledhi të rinj, grupe polifonike dhe artistë të apasionuar për të përçuar më tej pasurinë muzikore të vendit tonë.
I mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, projekti solli në skenën e hapur një mozaik të gjallë të traditave vokale, duke bashkuar grupe polifonike nga trevat e ndryshme të Shqipërisë. Këngët isopolifonike dhe vallet popullore u performuan me pasion nga rreth 150 nxënës të tri shkollave të Gjirokastrës dhe shkollës së Libohovës.
Ky aktivitet dëshmon angazhimin e brezit të ri për të ruajtur dhe përhapur isopolifoninë, një nga format më të veçanta të trashëgimisë muzikore shqiptare. Në vitin 2005, isopolifonia shqiptare u njoh nga UNESCO si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, duke vlerësuar jo vetëm bukurinë artistike të saj, por edhe forcën e saj të qëndrueshme ndër breza.
Ky takim ishte më shumë se një koncert – ishte një festë e gjallë e identitetit dhe kulturës shqiptare, duke dëshmuar se tradita vazhdon të jetë zemra e artit dhe shpirtit kombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.