Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka propozuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend. Propozimi është bërë gjatë takimit konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me liderët e partive politike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj bëri të ditur se kjo datë është në përputhje të plotë me afatet ligjore për organizimin e zgjedhjeve.
“Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim,” shkroi Haradinaj.
Takimi vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një situatë të pasigurt politike, me mungesë të konstituimit të institucioneve qendrore dhe diskutime të vazhdueshme mbi datën e zgjedhjeve lokale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.