Shqipëri-Greqi, marrëveshje për zgjerim orari dhe korsi të gjelbër në Kakavijë

E martë, 1 Korrik, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Genti Gazheli, zhvilloi një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Dimitrios Bourikos, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy administratave doganore.

Takimi dypalësh u fokusua në përmirësimin e menaxhimit të kufijve, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e praktikave më të mira për shkëmbimin e informacionit. Të dyja palët vlerësuan progresin në katër pikat doganore tokësore që lidhin Shqipërinë dhe Greqinë, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm në këtë drejtim.

Në kuadër të përmirësimit të fluksit tregtar, u ra dakord për zgjatjen me dy orë të orarit të punës për kamionët bosh në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë, dhe me një orë në Qafë Botë. Palët shprehën gjithashtu mbështetjen për nismën e Korsive të Gjelbra të CEFTA-s, si dhe gatishmërinë për aplikimin e sistemit SEED në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, bazuar në përvojën me Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme ishte dakordësimi për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për krijimin e një “korsie të gjelbër” në Pikën Kufitare të Kakavijës, për të rritur efikasitetin e kalimit të mallrave dhe për të reduktuar kohën e pritjes.

Digjitalizimi i shërbimeve doganore ishte një tjetër temë kyçe e takimit. Pala greke prezantoi projektin TALOS, si pjesë e Sistemit të Integruar të Kufijve Digjitalë, ndërsa pala shqiptare shfaqi interes për bashkëpunim teknologjik dhe për implementimin e sistemeve moderne si “single window” dhe përpunimi pa letër.

Në përfundim, Gazheli dhe Bourikos theksuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe angazhimin për të thelluar bashkëpunimin doganor, në funksion të rritjes së sigurisë kufitare, integrimit rajonal dhe zhvillimit të qëndrueshëm të tregtisë ndërkufitare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.