Hasani në Qipro: Shtysë e re për bashkëpunimin dypalësh dhe integrimin në BE

E hënë, 7 Korrik, 2025

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot, me synim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në takimin me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, ministri Hasani vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes dy vendeve, duke nënvizuar nevojën për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha strategjike si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi.

“Është koha për t’i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros,” theksoi ministri Hasani, duke shtuar se “potenciali për rritjen e shkëmbimeve është i madh dhe duhet të përkthehet në projekte konkrete bashkëpunimi.”

Ministri shqiptar u prit gjithashtu nga homologu i tij qipriot, Costantinos Kombos, me të cilin zhvilloi një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Në qendër të bisedimeve ishte edhe mbështetja e vazhdueshme e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë.

“E konsiderojmë Qipron një partner të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me interes bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026,” deklaroi ministri Hasani.

Një tjetër pikë me rëndësi ishte shprehja e interesit të përbashkët për krijimin e një linje ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Qipros, e cila do të ndihmonte në intensifikimin e lidhjeve turistike, ekonomike dhe ndërnjerëzore.

Gjatë vizitës, u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademisë Diplomatike të Shqipërisë dhe asaj të Qipros, që synon bashkëpunimin në trajnimin diplomatik, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Ministri Hasani pati gjithashtu takime me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Annita Demetriu, dhe Zëvendësministren e Jashtme, znj. Marilena Raouna, e cila është e ngarkuar me përgatitjet teknike të Presidencës qipriote të BE-së për vitin 2026.

Në të gjitha takimet, vëmendje të veçantë zuri diskutimi mbi zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, në një kontekst gjithnjë e më të ndërlikuar global.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.