“Fortune” rendit Mira Muratin mes 50 grave më të pushtetshme në botë

E hënë, 30 Qershor, 2025

Mira Murati është përfshirë zyrtarisht në listën e 50 grave më të pushtetshme në botë për vitin 2025, publikuar nga revista prestigjioze Fortune.

Nga vendi i 57-të në renditjen e kaluar, Murati ka bërë një kapërcim të rëndësishëm këtë vit, duke u pozicionuar në vendin e 47-të. Ky progres pasqyron ndikimin në rritje të saj në industrinë globale të teknologjisë, por edhe rolin e saj si një lidere frymëzuese dhe inovative.

E njohur si ish-drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI dhe një nga mendjet më të rëndësishme pas suksesit të ChatGPT, Murati dha dorëheqjen nga kompania në shtator të vitit 2024. Vetëm pak muaj më vonë, ajo riktheu vëmendjen ndërkombëtare me startup-in e saj të ri “Thinking Machines Lab” – një projekt i avancuar i inteligjencës artificiale, që pavarësisht fshehtësisë së funksionimit, po tërheq interes të jashtëzakonshëm.

Në maj 2025, Murati ishte në prag të finalizimit të një investimi rekord prej 2 miliardë dollarësh për startup-in e saj, çka do të sillte vlerësimin e kompanisë mbi 10 miliardë dollarë – një nga raundet më të mëdha të financimit në historinë moderne të teknologjisë.

Me këtë sukses, Mira Murati jo vetëm që forcon pozicionin e saj si një lidere globale në teknologji, por vendos edhe emrin e Shqipërisë në skenën botërore të inovacionit, si dëshmi e potencialit që përfaqësojnë shqiptarët në epokën digjitale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.