Fitorja në Shqipëri i solli fat, Simon Yates shpallet kampioni i ‘Giro d’Italia’

E martë, 8 Korrik, 2025

Britaniku Simon Yates ka fituar për herë të parë “Giro d’Italia”, pas një përmbysjeje spektakolare në etapën XXI të garës. Çiklisti i ekipit “Visma-Lease” konfirmoi epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme, duke përfunduar garën me 3 minuta e 56 sekonda përpara meksikanit Isaac del Toro dhe 4 minuta e 43 sekonda përpara ekuadorianit Richard Carapaz.

Fitorja u vulos pas një ngjitjeje të jashtëzakonshme në Colle delle Finestre një ditë më parë, që i dha britanikut epërsinë e nevojshme për të siguruar fitoren përfundimtare. Etapa e fundit, e gjatë 143 kilometra, nisi nga Vatikani dhe u mbyll me një sprint të shpejtë nga shoku i skuadrës së Yates, holandezi Olav Kooij.

Simbolikisht, dita e fundit e “Giro”-s u përshkua nga një ndalesë e veçantë në Vatikan, ku Papa Leone XIV bekoj çiklistët përpara nisjes së etapës finale. Udhëheqësi i Kishës Katolike përshëndeti sportistët dhe mori në dorë një fanellë rozë – simbolin e liderit të garës – si dhuratë nga Simon Yates.

“Çiklizmi është shumë i rëndësishëm. Faleminderit për gjithçka që bëni. Shpresoj ta kujtoni gjithmonë rolin tuaj si një model për të tjerët. Jeni gjithmonë të mirëpritur këtu,” u shpreh Papa gjatë ceremonisë së shkurtër përshëndetëse.

Fitorja e Yates vjen pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në çiklizëm, duke përforcuar pozitën e tij si një nga çiklistët më të talentuar të brezit të tij. “Giro d’Italia” 2025 përfundoi kështu mes spektaklit sportiv, përmbysjeve dramatike dhe mesazheve simbolike të unitetit dhe frymëzimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.