“Gratë e Luftës”, zëri i dy nënave kosovare dëgjohet në teatrin grek

E martë, 8 Korrik, 2025

Në teatrin “ELER – Eleni Erimou” në Athinë, do të ngjitet për vetëm për tri shfaqje më 6, 7 dhe 8 qershor drama “Gratë e Luftës”, me tekst dhe regji nga Giota Koundouraki. Kjo vepër teatrale është frymëzuar nga libri historik i Ag Apollonit, “Një Fije Shkrepëse, Një Fije Shprese”, dhe trajton me ndjeshmëri dhe forcë rrëfimet e grave që përjetuan tragjedinë e luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

“Gratë e Luftës” sjell në skenë historinë e dy nënave që përfaqësojnë dhimbjen dhe rezistencën e komunitetit kosovar. Njëra prej tyre, e cila nuk mundi të përballonte humbjen e fëmijëve të saj të zhdukur, përfundoi me vetëvrasje, ndërsa tjetra vazhdon të presë eshtrat e djemve dhe burrit të saj, 26 vite pas përfundimit të luftës.

“E frymëzuar nga romani historik i Ag Apolloni “Degë Shprese – Degë Zjarri”, fillova të shkruaj veprën “GRATË E LUFTËS” që trajton luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Personazhet femra në dramën time janë të vërteta. Dy nëna, njëra vetëvrahu sapo mësoi se fëmijët e saj ishin të vrarë, tjetra jeton ende në Kosovë dhe është simbol i nënës së luftës, për vendin e saj dhe për gjithë Evropën. Vepra ime është një thirrje kundër luftës, kundër atyre që kërcënojnë lirinë dhe jetën e njerëzve. Fatkeqësisht, ajo është shumë aktuale. Mund të them se një frazë e grave përshkruan shpirtin e veprës time: “Bota u mbush me të vdekur, askush nuk na pyeti nëse donim këtë luftë, ku të fshehim fëmijët tanë që të mos na i marrin?”  shkruan Koundouraki në shënimin e regjisorit.

Shfaqja realizohet me mbështetjen dhe sponsorizimin e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë dhe përmes saj ngrihet një thirrje kundër dhunës dhe luftës, duke reflektuar mbi plagët e pashëruara të një prej kapitujve më të errët të historisë evropiane bashkëkohore.

Shfaqja “Gratë e Luftës”, e bazuar në romanin historik të Ag Apollonit “Një Fije Shkrepëse, Një Fije Shprese”, sjell në skenë përjetimet e dhimbshme të grave kosovare gjatë luftës së viteve 1998-1999. Por ajo që e bën këtë vepër edhe më të fuqishme është fakti se mesazhi i saj rezonon thellë edhe me publikun grek, për shkak të paralelizmit historik me fatin e çamëve.

Si kosovarët, ashtu edhe çamët përjetuan dhunë, dëbime dhe humbje të mëdha gjatë periudhave të trazuara historike, duke lënë plagë të thella në kujtesën kolektive të komuniteteve të tyre. Kjo dramë, përmes tregimeve të grave që humbën familjarët e tyre, flet për vuajtjet universale të gruas në luftë dhe për çmimin e lartë që paguan çdo komunitet kur shkatërrohet paqja.

Për publikun grek, “Gratë e Luftës” mund të shihet jo vetëm si një “dokument emocional” i  një periudhe të errët të historisë së fqinjësisë, por edhe një ftesë për reflektim mbi pasojat e dhunës dhe nevojën për pajtim dhe mirëkuptim mes popujve.

Në këtë mënyrë, shfaqja jo vetëm rikthen kujtesën historike, por hap edhe një dialog mes komuniteteve, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të ndërgjegjshme për vuajtjet njerëzore që nuk njohin kufij.

Titulli :“Gratë e Luftës”

Data 6 qershori 2025 deri më 8 qershor 2025
Ku: TEATRI ELER
Autore: Giota Koundouraki
Regjia: Giota Koundouraki
Aktorët kryesorë: Marsela Lena, Katerina Haska, Orestis Ziogas, Ag Apolloni
Të tjerë kontribuues:
Muzika – Ambjenti zanor: Kostis Kondos
Skena: Dimitris Mellos
Kostumet: Magda Kalemi
Drita / Fotografia: Panos Golfis
Përkthimi i tekstit në shqip: Iva Dami

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.