Kapen në Perugia dy shqiptarë me 4.5 kg kokainë njëri i kërkuar prej vitit 2021

E premte, 4 Korrik, 2025

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë ndaluar dy shtetas shqiptarë në zonën e Ponte Felcino, në komunën e Perugias, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në automjetin me të cilin udhëtonin janë sekuestruar 4.5 kilogramë kokainë e ndarë në pesë pako.

Sipas raportimit operacioni është zhvilluar në kuadër të një kontrolli rutinë të Guardia di Finanzës në territor, pranë një qendre tregtare në zonën periferike të qytetit. Pas ndalimit dhe kontrollit të imtësishëm të automjetit, oficerët kanë zbuluar drogën e konfeksionuar gati për shpërndarje.

Lënda narkotike e sekuestruar mund të kishte sjellë në treg një përfitim prej rreth 500 mijë eurosh nëse do të shitej me doza.

Burime nga autoritetet italiane bëjnë me dije se njëri nga të ndaluarit rezulton me precedentë penalë dhe ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2021.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrjetin e shpërndarjes dhe lidhjet e mundshme me organizatat kriminale që operojnë në territorin italian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.