Begaj: Shqipëria më e përkushtuar se kurrë ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim të qartë dhe të vendosur në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke theksuar rritjen e përkushtimit të Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive dhe vlerave të Aleancës.

Duke folur përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare, Begaj deklaroi se Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në fushën e mbrojtjes dhe është gati të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë në kontinentin evropian.

“Ky takim zhvillohet në një moment kur themelet e sigurisë sonë po vihën sërish në provë,” tha ai. “NATO mbetet gur themeli i sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm për Evropën, por për gjithë botën demokratike.”

Presidenti shqiptar solli në vëmendje përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat, sipas tij, e njohin më mirë se kushdo tjetër çmimin e paqes. Ai e cilësoi Kosovën si “një realitet të pakthyeshëm”, një deklaratë me peshë në një kohë tensioni të vazhdueshëm në rajon.

“NATO është Aleanca më e suksesshme, më e fuqishme dhe më e bashkuar në histori. Në këtë mjedis kompleks gjeopolitik, NATO përfaqëson jo vetëm një aleancë ushtarake, por një bashkësi vlerash morale dhe politike,” shtoi ai.

Duke reflektuar mbi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009, Begaj tha se ai shënoi një pikë kthese historike për vendin, duke e pozicionuar qartë Shqipërinë në familjen euroatlantike. Ai theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur të ruajë dhe forcojë këtë orientim.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe do të vazhdojmë të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane,” tha presidenti.

Fjalimi i Begajt vjen në një kohë kur NATO po përforcon praninë e saj në krahun lindor dhe po përballet me sfida të reja, që nga agresioni i Rusisë në Ukrainë deri te tensionet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor. Për Shqipërinë, një vend i vogël në brigjet e Adriatikut, garancia e mbrojtjes kolektive nuk është thjesht një koncept teorik – është një siguri jetike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.