Autoritetet belge kanë ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë kundër një organizate kriminale shqiptare, duke arrestuar gjashtë persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge.
Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Publike e Leuven-it dhe Policia Federale Gjyqësore, nisi në nëntor të vitit 2023 dhe zbuloi se grupi kishte ngritur plantacione kanabisi në Belgjikë dhe Francë, si dhe merrej me transport ndërkombëtar të narkotikëve.
Më 20 maj, në kuadër të operacionit u zhvilluan 11 kontrolle në qytete të ndryshme belgje si Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo. Gjashtë prej të arrestuarve, të moshës 32 deri në 46 vjeç, u dërguan në paraburgim, ndërsa dy të tjerë mbeten nën hetim.
Në koordinim me autoritetet belge, policia shqiptare dhe franceze zhvilluan kontrolle të ngjashme në territoret e tyre. Gjatë aksionit morën pjesë rreth 90 efektivë policie, përfshirë njësitë e posaçme dhe shërbimet doganore.
Prokuroria e Leuven-it njoftoi se gjatë kontrolleve u sekuestruan 36.5 kilogramë kanabis, si dhe substanca të tjera si ketaminë, kokainë, ekstazi, gaz i qeshur dhe amfetaminë. Gjithashtu u konfiskuan para cash, armë zjarri dhe prova të tjera që do të shërbejnë në vijim të hetimeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.