Dy veliera kanë kërkuar ndihmë gjatë ditës së diel për shkak të përkeqësimit të motit dhe detit të trazuar në zonën e Vlorës. Rasti i parë ndodhi mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit, ku një velierë me tre persona në bord lëshoi sinjalin SOS, duke alarmuar autoritetet.
Menjëherë pas njoftimit, Policia Kufitare e Vlorës reagoi duke ndërhyrë dhe shoqëruar velierën drejt zonës së Triportit. Sipas informacionit zyrtar, të tre personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, më herët gjatë së njëjtës ditë, një tjetër ndërhyrje u krye nga Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare, në ndihmë të dy shtetasve të huaj që ndodheshin në një velierë me defekt në motor, rreth 5 milje larg bregut, përballë Gjirit të Gramës. Edhe në këtë rast, ndërhyrja ishte e shpejtë dhe personat janë shpëtuar pa pasoja.
Autoritetet bregdetare kanë apeluar për kujdes maksimal gjatë lundrimit, sidomos në kushte të motit të paqëndrueshëm, duke theksuar rëndësinë e ndjekjes së sinjaleve meteorologjike dhe mbajtjes në gatishmëri të pajisjeve të sigurisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.