Një dasmë e bukur shqiptaro-amerikane, New York

E hënë, 30 Qershor, 2025

Të trashëgoheni Dr. Pharmacist Ilios dhe Jennifer Guma!

Gjithmonë dasmat i kemi mirëpritur me shumë dashuri dhe emocion, pasi vazhdon tradita e mrekullueshme familjare në shekuj, jo vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën.

Ne mblidhemi jo për të shënuar fillimin e dashurisë së çiftit, por për të festuar udhëtimin e tyre në përjetësi, nëse funksionon.

Të dy me Qemalin shkuam të nderonim dashurinë e tyre të çifit simpatik, Dr. Pharmacist Ilios dhe Jennifer Guma që tashmë ka marrë udhë të ndritshme dhe do të vazhdojë të rritet.

E shtuna e dielltë ishte e mrekullueshme si vetë kurora e dasmës së çiftit që u kurorëzua në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Nikollës në Queens një kishë shumë e dashur për shqiptarët ortodoksë dhe më gjerë.

Çifti u kurorëzua nga Bishopi i Kishës Ortodokse të themeluar nga Fan Noli në Boston, Bishop Nikodhim.  Arkimandriti Nikodhim është Peshkopi i Bostonit dhe i Kryedioqezës shqiptare nën kupolën e Kishës Ortodokse në Amerikë (OCA).

Ceremonia e dasmës ishte madhështore si vetë shpirti i bukur i prindërve Inxh. Dhimo Guma dhe Marsela Guma.  Si çdo prind shqiptar kanë bërë sakrificat më të medha për të rritur dy yje, dy pëllumba paqeje që punojnë aq suksesshëm në fushën e mjekësisë.

Ilios që u martua është Dr. Pharmacist në Queens dhe natyrshëm është një histori suksesi, Tedi vëllai i vogël i tij është PA, ndërsa mami i tyre simpatike, e thjeshtë dhe kokën plot punon si laborante në një spital, inxh. Dhimoja ka biznes plot sukses.

Ata si familje duket se përbëjnë një ekip të fortë mjekësor, pasi dhe nusen amerikane qe morën është (nurse) infermiere.

Të arrish dhe të integrohesh me kaq kulturë në botën amerikane është doemos histori suksesi dhe krenari.

Plot pjesemarrës trokëllinin gotat në mjediset përjashta Swan Club On The Harbor, in Roslyn Harbor, New York në kohën e kotail kur kënga e rrjedhshme e ujit nga shatërvani, bilbilat që s’kishin të pushuar dëgjohej si një simfoni gati hyjnore.  Në kopshtet e harlisura, shatërvanësh, urave, ujëvarave dhe gazebave bëhej dasma me pamje të gjerë të kopshteve buzë ujore dhe perëndim të diellit të bukur përmes dritareve nga dyshemeja deri në tavan.

Swan Club On The Harbour është një shtëpi e veçantë për ngjarjet që ndodhin një herë në jetë.. Peizazhi në natyrë ofronte mundësi të jashtëzakonshme fotografike dhe në ato pamje gjelberuese uruam në fillim të dy prindërit.

Marsela e veshur me një fustan elegant ngjyrë të hapur pranverore tha se është një kohë emocionuese kur një djale martohet.

Ka shumë për të organizuar, por bëme një planifikim të kujdesshëm, per te realizuar  ëndrren e femijeve tanë.

Tavolinat brenda dasmës ishin plot me trëndafila të bardhë së bashku me vazo të mëdhaja te kristalta të mbushura me qirinj të bardhë që flakëzonin në vallëzim.

Salla e dasmës të afronte pamje të gjerë të kopshteve buzë ujore dhe perëndim të diellit të bukur përmes dritareve nga dyshemeja deri në tavan.

Dasma ishte nën drejtimin e artistes së mirënjohur Arbërie Hadërgjonaj nën tingujt e bandës me violina, piano, DJ, daulle etj.

Momente emocionante janë kur kërcen Biri me nënën, apo Bija me babain dhe këtu ne pamë dhe ndjemë nga afër dy grupime shqiptaro amerikane, por që tashmë janë një familje si krushqi.  Jam shumë i emocionuar i tha babai i nuses Qemalit, një burrë fisnik që shoh nga afër një festë me shqiptarët, një festë e mrekullueshme, cfarë tradite e bukur në vallëzim!

Me duartrokitje u mirëprit dhe artisti tjeteri i dashur për publikun Gëzim Çela i cili së bashku me Arberien si duet këndonin këngët popullore të dasmës si Napolonin, shaminë e beqarit etj…, kenaqesi të shihja Majlindën që aq bukur kërcente profesionalisht.

Me shumë emocion dhe duartrokitje u mirëprit një çift balerinësh ku performanca e tyre

në skenë ishte magjepsëse. Energji shumë ngjitëse me një saktësi teknike që rrëmbeu audiencën.

Dasma ishte e tëra në një atmosferë të bukur festive, të magjishme.  Ato e bënin më të bukur shokët e Ilios bashkë me vëllain shumë të dashur Tedin që kërcenin sup më sup dhe pastaj hopa ngritën të gjithë nusen gjer në tavan dhe dhëndrin, një traditë shumë emocionuese.

Ja më tha Agathia Luka një zonjë punë plot tek Motrat Qiriazi prekem shumë kur i shoh të dy, pasi bashkëshorti im Ylli Luka që është në qiell i ka pagëzuar kur ishin të vegjël.  Si autore e shkrimit më duhet të them se Ylli Luka ka qenë një bamerës, aktivist i dalluar në komunitet, por mjerisht u ngjit shpejt tek Ëngjëjt.

Dea Mema një grua e ëmbël dhe e bukur e cila punon në Montefiore Medical Center të cilën e kemi njohur në kolegj dhe s’jemi ndarë kurrë, së bashku me bashkëshortin e saj të dashur Arianin foli fjalë miradie për të dy djemtë që kishte kohë që i njihte. Dhe gjithëkush që takonim shprehnin të njejtat fjalë si Inxh. Adriani etj.

Z. Armando Vinçani me bashkëshorten simpatike u takuam dhe trokellitëm gotat bashkë me Qemalin dhe të dy ata kujtuan me nostalgji kohën në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, ku ai ishte pedagog dhe Komandant i Akademisë, ndërsa Qemali pedagog dhe Shef Katedre. Ja është bukur i thanë njeri tjetrit të takohemi në këtë dasmë si një festë e vërtetë organizuar nga miqtë tanë të përbashkët.

Ne ishim në tavolinë pothuajse me doktorë, ku Blerta Alikaj e njohur për punë të bukura, na tha se ne jemi në këtë tavolinë ku shumica janë mjekë dhe kishte të drejtë.  Në sens humori iu thamë se ndihemi të sigurtë nga shëndeti sidomos po u tejkalua masa e pirjes se verës apo rakisë që nuk mungoi nëpër tavolina.

Në fund u nda torta e çiftit, simboli për ta pasur të ëmbël jetën bashkëshortore.

ndarjen e lumturisë dhe fatit të mirë, prosperitetin, fillimet e reja dhe përmbushjen e dëshirave.

“Keep love in your heart. A life without it is like a sunless garden when the flowers are.” ka shkruajtur shkrimtari irlandez dhe figurë e shquar në Anglinë e vonë viktoriane Oscar Wilde që përkthehet “Mbaje dashurinë në zemrën tënde. Një jetë pa të është si një kopsht pa diell ku lulet janë mbjellë aty.”

Ishte nje dasmë e bukur shqiptaro amerikane që do të mbahet gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve.

Me trashëgime dhe u mplakshi bashkë Dr. Pharmacist Ilios dhe Jennifer Guma!

24 Maj, 2025

Long Island, New York

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.