Gjermani/ Po ktheheshin nga një festë familjare, humbin jetën tre shqiptarë

E martë, 1 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë automobilistik në Gjermani ka marrë jetën e tre shtetasve shqiptarë dhe ka plagosur rëndë disa të tjerë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa grupi po kthehej në banesë pas një feste familjare.

Viktimat janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, 47 dhe 65 vjeçe, ndërsa gjashtë persona të tjerë, me moshë nga 20 deri në 66 vjeç, kanë mbetur të plagosur në aksident. Ata udhëtonin me një minibus, ku shofer ishte një 22-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u rrokullis disa herë.

Sipas mediave gjermane, autoritetet nuk kanë gjetur shenja përdorimi të drogave apo alkoolit tek drejtuesi i minibusit, por hetimet mbi shkaqet e aksidentit vazhdojnë. Deri tani nuk është përfshirë ndonjë automjet tjetër në ngjarje, çka bën shkakun e aksidentit të paqartë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.