Nderimi i Flotës së SHBA për oficerin e ndjerë shqiptaro-amerikan Fatmir Ferizaj

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Programi i Yllit të Artë të Flotës Amerikane ka nderuar këtë javë oficerin e ndjerë shqiptaro-amerikan Fatmir Ferizaj, në përvjetorin e ditëlindjes së tij, që do të kishte mbushur 42 vjeç. Ferizaj, me origjinë nga Kosova, ishte një ndër oficerët më të dashur dhe të respektuar të Flotës së SHBA-së, i njohur për përkushtimin, humorin dhe mirësinë që e karakterizonte.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen zyrtare të programit në Facebook, thuhet:

“Fatmir Ferizaj ishte më shumë sesa një Oficer i Rangut të Flotës së SHBA-së – ai ishte një emigrant krenar nga Kosova, i cili e shihte shërbimin e tij si një borxh mirënjohjeje… Ai shërbeu me nder në bordin e “USS Theodore Roosevelt” dhe më pas në “USS Gerald R. Ford”, duke sjellë ngrohtësi, besnikëri dhe humor mes kolegëve. Ishte një bir i dashur, bashkëshort dhe baba i përkushtuar.”

Programi i Yllit të Artë, me qendër në Washington, nderon oficerët që humbin jetën gjatë shërbimit dhe kujdeset për familjet e tyre.

Në një mesazh falënderimi ndaj programit, vëllai i tij, Ferik Ferizaj, një zë i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, shkruan:

“…më merr malli për të çdo ditë, por mbetem përgjithmonë mirënjohës për kohën që kaluam dhe kujtimet që krijuam së bashku. Mungesa e tij ndjehet thellësisht, por ngushëllohemi nga bindja se trashëgimia e tij jeton – përmes homazheve të tilla me zemër dhe momenteve të bukura që nuk i harrojmë.”

Ndërkohë, edhe Komuna e Babylonit në Long Island, New York, ku Fatmir Ferizaj jetonte me familjen, ka nderuar kujtimin e tij me rastin e Ditës së Përkujtimit (Memorial Day). Një pankartë me portretin e oficerit shqiptaro-amerikan është vendosur përgjatë rrugës kryesore Deer Park Avenue, në kryqëzimin me Long Island Avenue – një shenjë simbolike e gjurmës së tij të pashlyeshme në këtë komunitet.

Fatmir Ferizaj do të mbahet mend jo vetëm si një ushtarak i përkushtuar, por si një përfaqësues i denjë i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një shembull frymëzues për brezat e rinj. Kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e familjarëve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.