Në tremujorin e parë të vitit, një numër rekord amerikanësh kanë aplikuar për shtetësinë britanike dhe për të drejtën për të jetuar dhe punuar në Britani në mënyrë të përhershme. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Britanisë, në vitin deri në mars janë bërë 6,618 aplikime nga amerikanë, shifra më e lartë që nga viti 2004 kur dhe kanë nisur regjistrimet.
Rritja e aplikimeve vjen pas rizgjedhjes së Presidentit Trump në nëntor, e cila ka nxitur interesin për emigrim dhe marrjen e shtetësisë britanike, si një opsion për ata që nuk duan të kthehen në SHBA shkruan The New York Times. Avokatët e emigracionit raportojnë një rritje të pyetjeve nga amerikanët dhe edhe banorët e SHBA-së me kombësi të ndryshme që dëshirojnë të zhvendosen në Britani.
Në vitin 2024, gjithashtu është regjistruar një rekord në numrin e amerikanëve që kanë marrë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani, e cila është hapi paraprak për marrjen e shtetësisë. Shumica e tyre kanë marrë këtë të drejtë përmes lidhjeve familjare, ose pasi kanë ardhur me viza për punëtorë të kualifikuar raporton Diaspora Shqiptare.
Ndërkohë, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se në të ardhmen periudha e qëndrimit të nevojshëm për të aplikuar për qëndrim të përhershëm mund të zgjatet nga 5 në 10 vjet, çka ka nxitur edhe më shumë njerëzit të aplikojnë sa më parë sipas rregullave aktuale.
Politika dhe situata politike në SHBA po konsiderohen si faktorë kryesorë që po nxisin rritjen e interesit për emigrim në Britani. Autoritetet britanike po studiojnë mënyra për të vlerësuar më shpejt kërkesat e disa aplikantëve në bazë të kontributit që japin në shoqëri.
Në përgjithësi, kjo valë emigrimi nga SHBA është pjesë e një trende globale me rritje të përgjithshme të aplikimeve për qëndrim të përhershëm dhe shtetësi në Britani.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.