Universiteti i Harvardit nuk do të pranojë më studentë të huaj

E martë, 1 Korrik, 2025

Të huajt nuk lejohen më të studiojnë në universitetin e famshëm, Harvard – edhe studentët që janë regjistruar tashmë duhet të largohen nga universiteti.
Studentët e huaj në Universitetin elitar të Harvardit së shpejti do t’i përkasin së shkuarës. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, e justifikoi tërheqjen e lejes për të pranuar studentë të huaj, duke përmendur, ndër të tjera, “refuzimin” e Harvardit për të krijuar një mjedis të sigurt për studentët hebrenj dhe politikat e universitetit për mundësi të barabarta.
Universiteti u lejoi “agjitatorëve antiamerikanë dhe pro-terroristë” që të sulmonin studentët hebrenj në kampus. Pa dhënë asnjë provë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare akuzoi gjithashtu Harvardin për bashkëpunim me Partinë Komuniste Kineze. Sipas autoritetit amerikan ky hap u ndërmor pasi universiteti refuzoi të jepte informacion në lidhje me disa studentë të huaj. Në një letër drejtuar Harvardit, Noem deklaroi se sanksioni ishte “rezultati fatkeq i dështimit të Harvardit për të përmbushur kërkesat e thjeshta të raportimit”. Ministrja deklaroi se Harvardi mund të rifitonte autorizimin për të pranuar studentë ndërkombëtarë nëse do të paraqiste një mori dokumentesh mbi studentët ndërkombëtarë brenda 72 orëve.
Harvard: Masë hakmarrëse
Gati 6,800 studentë ndërkombëtarë janë të regjistruar në Harvard, më shumë se një e katërta e trupës studentore. Studentët që janë regjistruar tashmë do të duhet të ndryshojnë universitet ose të humbasin statusin e qëndrimit, deklaroi universiteti. “Veprimet e qeverisë janë të paligjshme”, thuhet dhe se “jemi plotësisht të përkushtuar për të ruajtur aftësinë e Harvardit për të mirëpritur studentë dhe studiues ndërkombëtarë, të cilët vijnë nga më shumë se 140 vende dhe e pasurojnë Universitetin – dhe këtë vend – pa masë.” Universiteti e quajti këtë veprim një “masë hakmarrëse”. Kjo kërcënon të shkaktojë dëme serioze për universitetin dhe minon misionin akademik dhe kërkimor të Harvardit, thuhet. /DW/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.