Presidenti i Shqipërisë vizitë historike në komunitetin shqiptar të Filadelfias

E hënë, 7 Korrik, 2025

Një vizitë historike ajo e Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj, i cili ka vizituar për herë të parë komunitetin shqiptar në qytetin e Filadelfias.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, z. Ervin Bushati, Presidenti Begaj zhvilloi një takim të ngrohtë e plot simbolikë në selinë e Shoqatës Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes”. Kjo organizate e njohur për përkushtimin e saj ndaj ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar në mërgatë, shërbeu si arenë për një ndërveprim të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të lartë të shtetit dhe komunitetit që jeton e kontribuon prej dekadash në SHBA.

Presidenti u prit me respekt dhe mirënjohje nga kryetari i Shoqatës, z. Dritan Matraku, anëtarët e Këshillit Drejtues, mësueset dhe nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, si dhe nga shumë ish-drejtues e aktivistë të shquar të komunitetit. Atmosfera ishte e mbushur me emocion, ku fjalët e Presidentit për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar u përjetuan si një mesazh i fuqishëm i afrisë me atdheun.

Kjo vizitë, e para e këtij niveli në historinë e komunitetit shqiptar të Filadelfias, vlerësohet si një hap konkret drejt thellimit të marrëdhënieve institucionale me diasporën shqiptare, duke e pozicionuar atë jo thjesht si një realitet të largët, por si një shtyllë të fortë të përbashkëtësisë sonë kombëtare. Për Presidentin Begaj, kjo nuk ishte vetëm një vizitë protokollare, por një dëshmi e angazhimit të shtetit për të qenë pranë çdo shqiptari, kudo që jeton.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.