Peja dhe Zara bëhen bashkë në koncertin, “Hapat në Rritmin e Miqësisë”

E diel, 6 Korrik, 2025

Në qytetin bregdetar të Zarës, këtë të diel, më 25 maj,2025, ora 20:00, Loža e Qytetit do të shndërrohet në një skenë të veçantë të bashkëpunimit kulturor, ku do të mbahet koncerti “Hapat në Rritmin e Miqësisë”.
Ky event i veçantë do të sjellë për publikun korin Universitar të Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja, nën drejtimin e mjeshtrit të dirigjimit, Astrit Pallaska.
Në programin e mbrëmjes do të interpretohen vepra muzikore të zgjedhura në gjuhën shqipe, angleze dhe kroate, duke krijuar një urë të vërtetë miqësie përmes tingujve muzikorë duke shfaqur fuqinë e artit për të bashkuar kultura të ndryshme.
Ky koncert është më shumë se një ngjarje muzikore; ai përfaqëson një shembull të gjallë të vlerave të përbashkëta dhe dëshirës për dialog ndërkulturor, duke i dhënë zë harmonisë mes komuniteteve.
Organizatorët e këtij aktiviteti janë Prof. Dr. Arta Dodaj, Kryetare e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zarë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, si dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zarë, z. Anton Dedaj.
Hyrja është falas për të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme, ku muzika dhe miqësia do të ndërthuren në një festë të vërtetë të kulturave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.