Vlora pa fluturime: Operatoret turistike përballen me humbje kontratash

E martë, 17 Nëntor, 2026

Turoperatorët prisnin që këtë verë të nisnin fluturimet me numër të reduktuar dhe vetëm për charterat në Aeroportin e Vlorës, por diçka e tillë është e pamundur. Një situatë si kjo i ka vënë ata në vështirësi me agjencitë e huaja të cilat tashmë gjenden përballë faktit se fluturimet do të duhet të bëhen nga Tirana për hotelet që janë rezervuar me parapagesë në Vlorë por edhe kjo nuk është e mundur plotësisht pasi nuk ka frekuenca të lira.

Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa tha se kontratat me garanci me hotelet në këtë zonë u lidhën që verën e vitit të shkuar nën premtimin se fluturimet do të nisnin nga Aeroporti i ri por tashmë kjo nuk është e mundur. Kontratat e parapaguara janë aplikuar për herë të parë në këtë shkallë në qytetin e Vlorës ku janë përzgjedhur disa hotele dhe të dedikuar për turistët e organizuar polakë. Ai nënvizoi se mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë por palët po negociojnë për të gjetur një alternativë sa më të përshtatshme në mënyrë që kontratat që janë parapaguar të përdoren.

Hyrja në operim e aeroportit të Vlorës pritej që të ndryshonte këtë panoramë por duket se jo për këtë verë. Në javën e parë të majit në këtë aeroport u krye fluturimi i parë certifikues ku përfaqësues të qeverisë gjatë ceremonisë së rastit nënvizuan se investimi i deritanishëm ka kapur vlerën 140 milionë euro. Përtej përfitimeve ekonomike që u nënvizuan në këtë ceremoni mbetet ende e paqartë se kur do të nisin plotësisht fluturimet në aeroportin e ri.

Ai nënvizoi se mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë por palët po negociojnë për të gjetur një alternativë sa më të përshtatshme në mënyrë që kontratat që janë parapaguar të përdoren.

Turizmi i organizuar në vend sidomos me tregun polak dhe çek ka qenë në rritje nga viti në vit dhe rajoni që ka pasur vëmendjen ka qenë kryesisht Golemi dhe Durrësi edhe për shkak të strukturave të mëdha në kapacitet por edhe afërsia me aeroportin e Tiranës ku transfertat janë me kohë më të përshtatshme.

Rajonet e tjera si Vlora dhe Saranda edhe pse kanë kapacitete që mund të përdoren me kontrata garancie nuk janë përfshirë viteve të kaluara në këtë lloj marrëdhënie për shkak të largësisë nga Aeroporti i Tiranës.

Hyrja në operim e aeroportit të Vlorës pritej që të ndryshonte këtë panoramë por duket se jo për këtë verë. Në javën e parë të majit në këtë aeroport u krye fluturimi i parë certifikues ku përfaqësues të qeverisë gjatë ceremonisë së rastit nënvizuan se investimi i deritanishëm ka kapur vlerën 140 milionë euro.

Përtej përfitimeve ekonomike që u nënvizuan në këtë ceremoni mbetet ende e paqartë se kur do të nisin plotësisht fluturimet në aeroportin e ri./ Monitor

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.