Celibashi: 82% pjesëmarrje nga diaspora, 97% e votuesve kthyen fletët e votimit

E hënë, 7 Korrik, 2025

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet e fundit, gjatë një konference për shtyp të enjten. Ai bëri të ditur se në total 85 shtete të botës u përfshinë në procesin e votimit nga jashtë.

Sipas Celibashit, përgatitja e dokumentacionit zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfundoi më 17 prill, ndërsa dërgesat e para drejt emigrantëve u kryen që më 12 prill. “29 prilli ishte dita kur mbërritën më shumë fletë votimi në KQZ,” tha ai.

Pjesëmarrja rezultoi të ishte e lartë. “Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, ndërsa 97% e atyre që kanë marrë dokumentacionin, e kanë kthyer atë,” sqaroi Celibashi, duke përjashtuar vetëm 16 zgjedhës në Rusi që nuk mundën të dërgojnë dokumentet për shkak të kufizimeve.

Sa i përket procesit të administrimit të fletëve, Celibashi sqaroi se gjithçka është ndarë në mënyrë të organizuar: “Në 945 kuti është administruar dokumentacioni i rregullt. Ndërkohë, në 14 kuti u vendos dokumentacioni që, pas hapjes së zarfit të DHL-së, rezultoi në mospërputhje me protokollin e KQZ-së.” Kutitë ishin të ndara sipas qarqeve, me nga një kuti për çdo qark dhe dy për Tiranën.

Procesi i votimit të diasporës këtë vit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në vendimmarrjen politike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.