Edicioni i pestë i Festivalit të Gastronomisë Shqiptare u zhvillua këtë javë në ambientet e Kolegjit Amerikan “New York” në Athinë, duke prezantuar aromat, shijet dhe ngjyrat e një kulture që i reziston kohës. Festivali, tashmë një traditë e përvitshme e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi – Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα, mblodhi së bashku shqiptarë dhe miq të huaj në një ditë kushtuar trashëgimisë.
Në stendat e ngrohta e të ngarkuara me kujtime, vizitorët gjetën gatime autentike shqiptare, produkte artizanale të punuara me dorë, kostume popullore dhe aktivitete të shoqatave shqiptare.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe znj. Joneda Dodaj, diplomate për çështjet e diasporës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor në mërgim.
“Ruajtja e traditës është një urë që na lidh me rrënjët tona. Festivale si ky janë më shumë se thjesht festime – janë dëshmi e gjallë e shpirtit shqiptar,” u shpreh znj. Dodaj, duke garantuar përkushtimin e Ambasadës për të mbështetur çdo nismë që forcon lidhjet mes diasporës dhe vendit amë.
Me këtë edicion, festivali e përforcoi pozicionin e vet si një hapësirë ku ushqimi shërben si gjuhë universale dhe si simbol i përkatësisë që nuk shuhet, por rritet përmes ndarjes së përbashkët të vlerave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.