Një azilkërkues shqiptar, Esmir Demaj, është kthyer në qendër të vëmendjes në Mbretërinë e Bashkuar, pasi pretendimi i tij për azil në bazë të orientimit seksual është hedhur poshtë nga autoritetet britanike. Demaj kishte deklaruar se ishte homoseksual dhe se do të përballej me persekutim nëse do të rikthehej në Shqipëri, duke u mbështetur në mbrojtjen që ofron Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Megjithatë, pas refuzimit të kërkesës së tij të parë dhe kthimit në Shqipëri, ai aplikoi sërish për azil, këtë herë me arsyetimin se donte të bashkohej me bashkëshorten e tij të re në Britani, duke deklaruar se “seksualiteti i tij kishte ndryshuar”.
Gjykata e emigracionit vendosi që marrëdhënia me gruan ishte zhvilluar në të njëjtën kohë kur ai pretendonte se ishte homoseksual. Vendimi i gjykatës thekson se kjo përbënte një “përpjekje të qëllimshme” për të mashtruar autoritetet britanike. Në seancë u tha: “Z. Demaj kishte kërkuar pa sukses azil në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të homoseksualitetit të tij të pretenduar. Ai tani është i martuar me një grua dhe pretendon se seksualiteti i tij ka ndryshuar.”
Megjithatë, gjyqtarja theksoi se fakti që Demaj është aktualisht në një marrëdhënie heteroseksuale nuk e përjashton automatikisht mundësinë që ai të ketë qenë homoseksual më parë, duke e lënë çështjen në një terren të ndërlikuar ligjor dhe moral.
Rasti i Esmir Demajt ka hapur debat në Britani për abuzimin me sistemin e azilit dhe për sfidat që lidhen me verifikimin e pretendimeve mbi orientimin seksual në kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.