Shoqata “Besi” dhe Shkolla “Fol Shqip”, me nxënësit e saj, me rastin e përfundimit të semestrit shkollor pranveror, në Shkollën P.S. 88 Ridgewood, Queens prezantuan dramën “Dasma Jonë”, bazuar në librin: “Dasma krajane dhe ceremoniali i saj “ nga autori krajan Hamid Alaj.
Me këtë rast dua të falenderoj udhëheqësin e Shoqatës “Besi” me në krye me kryetarin e saj z. Sejdin Xhaferaj dhe gjithë këshillin drejtues të saj që ma besuan punën dhe regjinë e kësaj drame e cila pas një pune intenzive së bashkut me ndihmë-regjisoret znj. Medina Xhaferaj, znj. Sabrina Xhaferaj, znj. Medina Hoxha, znj. Merime Asanaj, znj. Servete Xhaferaj, të cilat me punën e tyre të shkëlqyer, emocionuese, prezantuese dhe të pa lodhur bënë të mundur realizimin dhe prezantimin e kësaj drama.
Po ku ka më bukur se të kujtohen, që sado pak të prezantohet traditat (adetet) tona edhe këtu në emigrim dhe së pakut të trasnferohen edhe te brizi i ardhshëm i komunitetit tonë krajanë.
Skena ishte e një niveli jashtëzakonisht e prezantuar me traditën tradicionale krajane me qilim e strugë, me sofër me stola rreth saj, me derë e me mure prezantuar nga “akshihanija” krajane të cilët skenografët bënë një punë jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe emocionuese duke na kujtuar të kaluarën tonë familjare krajane. Para audiencës ishin të shkëlqyer të gjithë. Me mirëkuptim dua të them se gjithë neve ne “mundë” prezantuesit e dramës ato nxënësa të mrekullueshën, ato vogëlush e vogëlueshe të cilat u prezantuan me vjeshjet e tyre tradicionale krajane dhe jo vetëm, ato petale e gonxhe të brezit të ardhshëm komunitar besian e krajanë në veçanti kurse atij kombëtar gjithshqipëtar në përgjithësi.
Pjesmarrja ishte e përmasave të mëdha me mysafit, prindër e të afërm të nxënësave. Po thuaj se në çdo paraqitje skenike prezantuesit e roleve kryesore të dramës u shoqëruan me këngë e me duartrokitje nga audienca , atmosferë vërtet mbresëlënëse dhe e shkëlqyer.
Atmosfera festive në përfundim të dramës u shoqërua me ushqime dhe pije freskuese shtruar nga Shoqata “Besi”.
Puna intenzive dhe suksesi i kësaj drame do të prezantohet së shpejti në kanalin YouTube dhe jo vetëm.
Falenderoj gjithë stafin punues me këtë rast që ma dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij evenimenti. U ndjeva shumë emocionues dhe shumë i privilegjuar që ma besuan këtë punë dhe qoftë për hajr në hapat e mëtejshëm, gjë që tani më u hap edhe një derë për të ruajtur traditat tona edhe këtu në diasporë. Ftoni këto pjesmarrës te dramës që të prezantohen me këtë dramë edhe në eventet e juaja dhe të keni një prezantim dinjitoz dhe besoj se nuk do të zgënjeheni.
Urime dhe gjithnjë suksese gjithë juve që moret pjesë në realizimin e kësaj drame.
Urime dhe suksese në të ardhmen Shoqata “Besi” dhe Shkolla “Fol Shqip”.