Përfundon numërimi i votave të diasporës për Kukësin! I jep PD një tjetër mandat

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Kukësit dhe rezultati ka sjellë një zhvillim të rëndësishëm për Partinë Demokratike: Isuf Çelaj ka rimarrë mandatin e deputetit, falë mbështetjes së votuesve jashtë vendit.

Çelaj, i cili garonte në listë të hapur, rrezikonte të mbetej jashtë Kuvendit, por votat e shqiptarëve në diasporë rezultuan vendimtare për kthimin e tij në parlament. Ai renditet i dyti në listën e votave preferenciale të PD-së, me 7060 vota, pas Shkëlqim Shehut, i cili kryeson me 7493 vota. E treta në renditje është Elvira Peka me 2459 vota.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka siguruar vetëm një mandat në këtë qark, që i takon Eduard Shalsit, i cili do të jetë përfaqësuesi i vetëm i PS-së nga Kukësi në Kuvend.

Ky rezultat nxjerr në pah rolin vendimtar që ka pasur diaspora shqiptare në përcaktimin e mandateve, veçanërisht në qarqet me garë të ngushtë, si Kukësi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.