Vota e Diasporës i jep mandatin e fundit në Lezhë PD-së

E premte, 4 Korrik, 2025

Teksa po numërohej kutia e fundit për qarkun e Lezhës, nga votat e Diasporës, salla është përfshirë nga tensionet.

Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj me 73 vota diferencë në qarkun e Lezhës. Megjithëse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, socialistët nuk arrijnë dot t’i marrin mandatin.

Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve.

Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët.

Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Numërimi i fletëve të fundit solli edhe konfrontimin fizik mes socialistit Taulant Balla dhe demokratit Flamur Noka.

Më pas Balla është larguar, duke e lënë Nokën në sallën e numërimit të votave.

Nga ana tjetër socialisti Ulsi Manja ka uruar Partinë Demokratike për fitoren.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.