SHBA tregon forcën/ Në Washington mbahet Parada ushtarake më e madhe e Planetit

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ashtu si dhe e kishte premtuar në fund të mandatit të parë, Presidenti i 47-të i SHBA, Donald J. Trump, se do të organizonte për herë të parë në historinë e SHBA, paradën ushtarake, sipas zëdhënësit të Ushtrisë amerikane Linh Bui, ajo do të mbahet më 14 qershor 2025.

Kështu të paktën shkruajnë mediat amerikane sot, duke thënë se gjithçka është e detajizuar, dhe siç është planifikuar.

Në këtë paradë do të marrin pjesë të gjitha mjetet ushtarake përfshirë ato më të sofistikuarat: autoblinda, helikopter dhe aeroplan bombardues, tanke, dhe automjete të blinduara, mjete transportues raketash dhe pjesëmarrje me trupa nga të gjitha departamentet e ushtrisë së SHBA.

Parada amerikane në Washington DC pritet të jetë një nga më të mëdhatë dhe më ambiciozet në planet, thotë shtypi amerikan.

Sipas tyre Parada është pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Ushtrisë amerikane, dhe do të nderojë ditëlindjen e 79-të, të Presidentit Donald J. Trump.

Olivia George, gazetare për The Washington Post, thotë se një zëdhënëse e ushtrisë amerikane i konfirmoi asaj se kostoja e vlerësuar e paradës ushtarake më 14 qershor “pritet të jetë 25 deri në 45 milionë dollarë”.

Përveç kësaj, ajo tha se mijëra ushtarë, që do të vijnë në D.C. do të akomodohen në mjediset qeveritare, dhe  ka të ngjarë të flenë në ndërtesat e shtetit  në qendër të qytetit”.

Parada do të përfshijë 6,600 ushtarë dhe 580 automjete ushtarake, duke përfshirë tanke dhe 50 avionë.

“Ne konfirmuam disa nga raportimet tona të mëparshme në lidhje me shkallën e pajisjeve që do të përfshihen”, tha George për Washington Post, duke shtuar se do të ketë aeroplanë luftarakë, makineri, automjete etj, që do të vijnë nga bazat në të gjithë SHBA, dhe do të vendosen në bazat në rajonin e DC”.

Ato kanë më shumë se një muaj që po ushtrohen për datën 14 qershor.

Gazetarja e Washington Post tha se banorët dhe udhëheqësit lokalë kanë shprehur shqetësime rreth asaj se  “si do të dukeshin rrugët e qytetit pasi të shihnin këto makineri dhe automjete të rënda ushtarake të ecnin për mes qytetit të tyre”.

Një tribunë ceremoniale për presidentin dhe anëtarët e qeverisë amerikane, senator e kongresist politikan, diplomatët etj, do të jetë shumë afër me një skenë gjigande të koncertit që do të mbahet pas parakalimit në sheshin Ellipse.

Mbrëmja në fushën Linkoln Center, në National Mall, parkun Lafayet do të jetë spektakolare, me fishekzjarrë, dhe demonstrime ushtarake të gjuajtësit jets dhe aeroplan sportiv që do të “tymosin” me tre ngjyrat e flamurit amerikan kuq, blu dhe bardh.

Ndërkohë, që grupet anarkiste dhe të majta ata që janë kundra Presidentit Trump, pritet të protestojnë kundër paradës ushtarake.

Një organizator i demonstratës i tha Washington post  se detajet janë ende duke u finalizuar, por ata që planifikojnë të kalojnë nëpër rrugët afër rrugës së paradës kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Me siguri duket se do të ketë shumë aktivitete të tjera jashtë perimetrit të paradës”, ka thënë Olivia George, gazetare për The Washington Post: “Njerëz me ndjenja të ndryshme ndaj festimeve pritet të protestojnë”, tha ajo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.