Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës, ku morën edhe në inaugurimin e shkollës franceze të kodimit “Ecole 42”.
“Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkroi kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.
Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.
Ndërsa në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur ditën e sotme Rama u shpreh se marrëdhëniet me Francën janë përmirësuar, duke ritheksuar lajmin se në Tiranë do të hapet shkolla franceze e kodimit.
“Në duam të fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, e eksperiencës dhe ka kompani që operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe jemi duke punuar për të pasur një plan të përgjithshëm dhe strategji që bazohet në hapat e punës për procesin e negociatave. Dhe këtu ne kemi shumë për të bërë. Nëse arrijmë të kemi deri në fund bashkëpunimin me ekselencën franceze do të jemi shumë të fituar. Kemi folur edhe për përfshirjen e Francez në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë dhe në fund më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar, ishim në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha ku po fillonte puna për ta transformuar në qendër kulturore. Sot e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit. Do të bëjmë më të mirën për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentin”, tha ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.