Këtë të dielë, më 18 maj në ambientet e New York College, në Bulevardin Amalias në Athinë, do të zhvillohet Festivali i 5-të i Gastronomisë Shqiptare në Greqi, një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore të komunitetit shqiptar në këtë vend organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi-Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα .
Në kopshtin e këtij institucioni të njohur arsimor, festivali do të mbledhë për të pestin vit radhazi dhjetëra shoqata, familje dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar, të cilët do të sjellin gatime, pije dhe ëmbëlsira tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare. Eventi pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri në 15:00.
Përveç ushqimeve të përgatitura me pasion dhe përkushtim, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë muzikë dhe valle tradicionale live, të eksplorojnë stenda me veshje popullore dhe punime artizanale, si dhe të njihen me gra të komunitetit që kanë ruajtur e përcjellë zanatet e trashëguara brez pas brezi.
Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu vlerësime të veçanta për figura të njohura të gastronomisë shqiptare në Greqi, si dhe praninë e të ftuarve specialë nga Shqipëria, Greqia dhe vende të tjera.
Në këmbim të një kontributi simbolik prej 6 eurosh, pjesëmarrësit do të mund të përzgjedhin dy pjata nga menuja e pasur e festivalit – një mënyrë për të shijuar ushqimin dhe për të mbështetur veprimtarinë e shoqatës organizuese.
Aktiviteti organizohet nën përkujdesjen e Komunitetit Shqiptar në Greqi dhe mbështetet nga një rrjet shoqatash nga të gjitha qytetet e vendit, të cilat pritet të udhëtojnë drejt Athinës për të përfaqësuar zonat e tyre me gatime tradicionale dhe prezencë kulturore.
Festivali synon të forcojë lidhjet midis shqiptarëve në Greqi dhe të ruajë gjallë trashëgiminë kulinare, kulturore dhe shpirtërore që i bashkon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.