Foto Dite/ Shqiponjat e shkollës “Migjeni” në mes të flamurit të kuq të natyrës

E martë, 8 Korrik, 2025

Është një pasdite e shtunë. Në sallën “Cubo”, në qytetin e bukur bregdetar të Fanos, mësimi i gjuhës shqipe sapo ka përfunduar. Fëmijët, shqiponjat e vogla të shkollës së Gjuhës Shqipe “Migjeni”, e cila mbështetet nga Shoqata “Ilirianët“, ODV Fano, dalin nga ora e mësimit me libra në duar dhe me shqipen në zemër. Jashtë, pranvera ka veshur natyrën me ngjyra të zjarrta dhe një lëndinë e mbushur me lulëkuqe rrethon shkollën “Migjeni”, duke krijuar një pamje që të lë pa fjalë.

Në këtë çast të mrekullueshëm është realizuar kjo fotografi që do të mbetet gjatë në kujtesën e gjithë komunitetit shqiptar në Itali. Një imazh që nuk është thjesht estetik – por i mbushur me simbolikë, me ndjenjë dhe me histori.

Falë syrit të tij artistik dhe shpirtit të tij atdhetar, Agim Vela ka kapur një moment të rrallë: fëmijët shqiptarë të mërgatës, në një ditë mësimi, të rrethuar nga një oqean i kuq lulëkuqesh – si në mes të një flamuri gjigand të natyrës, që valëvitet krenar rreth shkollës shqipe. Është një metaforë e gjallë: shqiponjat në zemër të flamurit te kuq edhe  kur gjenden larg atdheut.

Kjo foto përfaqëson shumë më tepër se një moment bukurie. Ajo është një dëshmi e përpjekjeve të palodhura të prindërve, mësuesve dhe vetë fëmijëve për të ruajtur gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë shqiptare në një tokë mike si Italia. Shkolla “Migjeni” është më shumë se një institucion – është një vatër dashurie për Shqipërinë, për gjuhën e ëmbël shqipe, për rrënjët që nuk harrohen kurrë.

Në emër të gjithë komunitetit shqiptar në Fano, e falënderojmë nga zemra Agim Velën për këtë realizim të bukur dhe domethënës. Kjo foto do të qëndrojë si një kujtim i vyer, një pasqyrë e gjallë e shpirtit shqiptar që rritet e lulëzon edhe jashtë kufijve të vendit amë.

Sepse, kudo që ka një fëmijë që mëson shqip, kudo që ka një mësuese që e përçon fjalën e bukur shqipe, aty është Shqipëria!

Copyright ©️ 

Idea  dhe realizimi Agim Vela.

Valbona Prendaj Marku 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.