Autoritetet kroate kanë mbyllur hetimet ndaj një shqiptari, i cili dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht një 26-vjeçare nga Bosnje e Hercegovina, që qëndron përkohësisht në Kroaci.
Që prej korrikut të vitit të kaluar dhe deri në maj të këtij viti, 37-vjeçari i ka ndjekur dhe shqetësuar vajzën, duke shkuar disa herë në vendin e saj të punës dhe duke tentuar të nisë një lidhje dashurie, pavarësisht refuzimit të saj.
Ngjarja mori përmasa alarmante më 13 maj në Dubrovnik, kur shqiptari sulmoi fizikisht një të njohur të vajzës. Ai goditi me grushte në kokë të njohurin dhe më pas, duke e kërcënuar me vdekje, tentoi ta godasë me një mjet të mprehtë në qafë. Fatmirësisht, ndërhyrja e një punonjësi të një lokali pranë e ndali sulmin.
Të dy, si i sulmuari ashtu edhe punonjësi, morën lëndime të lehta. I dyshuari u arrestua menjëherë dhe pas hetimeve të mbyllura u dërgua në paraburgim në Policinë e Qarkut Dubrovnik-Neretva.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.